Qeveria harron fletoren zyrtare

Sipas revsitës MAPO, VKM-të qe nuk jane botuar kane pergjithesisht dispozite te fundit hyrjen menjehere ne fuqi, por nderkohe ato mungojne ne fletoren zyrtare. Raporti i botuar nga MAPO nenvizon se nga vezhgimi u vu re se VKM qe u identifikuan me se shumti te pabotuara ne fletoren zyrtare, nje pjese e tyre jane me karakter individual dhe jo normativ, rreth 380 te tilla. Por duke iu referuar ligjit te vitit 2003 per organizimin dhe funksionimin e KM, nga ky raport del se edhe VKM me karakter individual duhet te botohen detyrimisht ne fletoren zyrtare.
Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik shprehet se nuk eshte ne gjendje te hamendesoje nese prapa mungesave qe konstatohen ne botimin e fletores zyrtare te akteve te ekzekutivit ka qellime jo transparente apo mungese vullneti per te respektuar ligjin. Nderkohe, nga studimi i bere per botimin e ligjeve nga kuvendi, sipas raportit, situata paraqitet e kenaqshme, megjithese jane konstatuar parregullsi.
I pari ka te beje me praktiken e botimit ne fletoren zyrtare te ligjit per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje qe eshte shpallur si i miratuar ne data te ndryshme. Parregullsia tjeter ka te beje me ligjin e vitit 2008 per Kodin Zgjedhor, ku Qendra e Publikimeve Zyrtare e ka botuar ne te njejten dite kur u miratua edhe ne kuvend pa pritur as edhe dekretin per shpallje ligji nga presidenti.