E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 50 milionë lekë për shëtitoren

Shëtitorja bregdetare e Durrësit do të zgjerohet më tej duke siguruar më shumë ambjente clodhëse dhe argëtuese për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet.

Një fond prej afro 50 milionë lekësh të reja është akorduar nga bashkia për këtë investim që sapo ka nisur dhe pritet të përfundojë në nentor të këtij viti.

Elementë të ndryshëm do të ndërthuren në rehabilitimin e të vetmes shëtitore bregdetare që ka qyteti, duke synuar cilësinë dhe krijimin e një mjedisi që do ndikojë dhe në imazhin e përgjithshëm të Durëesit si qytet turistik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›