E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i hap rrugën disbursimit të TVSH-së deh akcizës, direkt te fermeri

25-04-2013 / Gazeta 55

Inputet bujqësore dhe akciza e naftës

Këshilli i Ministrave vendosi sot t’i hapë rrugën ligjore disbursimit të TVSH-së për të gjitha inputet bujqësore të importuara në funksion të prodhimit dhe subvencionimit të akcizës së naftës direkt tek fermeri, duke shfuqizuar ligjin në fuqi “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Ky vendim i qeverisë erdhi pas sugjerimeve të verat fermerëve, gjatë takimeve që Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar gjatë këtij muaji.   
Duke prezantuar masat më të reja fiskale në mbështetje të fermerit, Kryeministri Berisha u shpreh se “rruga më e drejtë, më e ndershme dhe më e sigurt është heqja e TVSH-së për fermerët dhe subvencionimi i akcizës për naftën, por duke ua dhënë paratë në dorë fermerëve, në përputhje me atë që ata kanë shfrytëzuar, me sasinë e plehut kimik që kanë përdorur në parcelë, me naftën që kanë përdorur për punimin e saj apo ngrohjen e serës”.
Kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo masë e re do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe një inkurajim i madh për investimet në bujqësi dhe agrobiznes, ndërsa theksoi se qëllimi është të mbështetet fuqishëm bujqësia shqiptare.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›