E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria ndalon simbolet komuniste, Rama ringjall katër parti komuniste në Tiranë!

25-04-2013 / Nga Beqir Sina

Në një kohë kur kanë ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore dhe në kampin socialist pothuajse janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre, në Tiranë Edi Rama dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, ka përforcuar lidhjet e saj në një koalicion me katër Parti Komuniste për zgjedhjet e 23 qershorit

Lajmi se Parlamenti i Hungarisë miratoi këto ditë ndalimin e demonstrimit publik të simboleve komuniste dhe naziste, pasi në muajin mars mijëra hungarezë përkujtuan viktimat e Holokaustit në sfondin e shqetësimeve të rritjes së antisemitizmit në vend, ka përfshirë pothuajse televizionet dhe gazetat më të mëdha dhe prestigjioze amerikane, të cilat, i bëjnë me dije opinionit amerikan se Hungaria është e para nga vendet ish-komuniste që "zhduk" simbolet komuniste me ligj - dhe Ukraina e dyta i ka "vënë kazmën" kudo Stalinit e Leninit në vendet publike. The New York Times, në një editorial të saj, dje shkruante: "Në shkurt Gjykata e Lartë e Hungarisë e shpalli dënimin me burg për demonstrimin e svastikës apo flamurit komunist si antikushtetues. Gjyqtarëve, atëhere kjo masë iu duk shumë e ashpër dhe si e tillë prej tyre ajo u argumentua sikur u impononte kufizime të tepruara të lirisë së fjalës, megjithëse, vendimi i gjykatës hungareze kishte pasuar vendimin analog të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut" shkruan NYT. Por, sidoqoftë, Parlamenti i Hungarisë, përfundimisht tha CNN e ka miratuar me shumicë dërrmuese një plan të modifikuar për të kufizuar paraqitjen e simboleve naziste dhe komuniste të tilla si Svastika dhe Yll i Kuq ose Drapër e Çekan dhe "Grushti" lart me një tufë karafila të kuq. Megjithëse, partitë komuniste në këtë vend protestuan se rregulla të ngjashme janë deklaruar jokushtetues në shkurt, për shkak se ato sipas tyre janë gjetur të jenë shumë të "ashpra" ndaj simboleve komuniste dhe një kufizim të tepruar mbi lirinë e fjalës kanë qenë ligjvënësit hungarez ata që besojnë dhe kanë sqaruar rregullat për të kaluar ligjin si kushtetuese. Pra, që do të thotë se tani në Hungari, nuk do të këtë më, me ligj simbole të tilla naziste dhe komuniste "Svastika, Yll i Kuq ose Draper e Çekan edhe bluza apo flamuj Marksist të revolucionit Che Guevara, dhe "Grushtin" lart me një tufë karafila të kuq në vendet publike.
Propozimi ka për të marrë efektin më 30 prill (hyn në fuqi) dhe u miratua të hënën në një votim ku 320 deputetë ishin pro dhe vetëm 6 komunistë ishin kundër. Ndalimi i këtyre simboleve, gjithashtu ndalon çdo shenjë "provokuese" naziste dhe komuniste nga ato që kanë shenja të tilla SS, ose kryqin e thyer me shigjetë - një simbol i një partie hungareze pro-naziste më 1940 - dhe ato me Drapër e Çekan dhe Yllin e Kuq, nderimin me "Grusht", flamurin dhe bluzat me terroristin Ceh-Guavara, e të tjera simbole të konsideruara si provokuese në vendet publike. Rregulli i ri specifikon se simbolet janë të ndaluara, mbasi ato mendohet se në demokraci ato paraqesin rrezik për "Paqen, Sigurinë dhe Rendin" në Hungari. Ky vendim i Gjykatës Hungareze miratuar nga Parlamenti i saj, dhe u tha se është në përputhje të plotë dhe pasoi një vendim të ngjashëm me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Edi Rama ringjall katër parti komuniste në Tiranë
Mirëpo, në një kohë kur kanë ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore - kampin socialist pothuajse janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre, apo partitë komuniste në disa vende ish-komuniste janë zhdukur edhe nga skena politike dhe nuk qasen më nga partitë e mëdha liberale, në Tiranë, Partia Socialiste në kryesimin e Edi Ramës, trashëgimtarja e Partisë së Punës së Shqipërisë, ka përforcuar lidhjet e saj në një koalicion me katër Parti Komuniste për zgjedhjet e 23 qershorit, duke i ringjallur ato dhe futur në skenën politike shqiptare. Pas rrëzimit të regjimit komunist, në Shqipëri këto vitet e fundit janë rivitalizuar jo pak, por pesë parti komuniste, janë vetëm në Tiranë, dhe njëra prej tyre pas kuintave thuhet se udhëhiqet nga i biri Enver Hoxhës. Kjo parti komuniste me ideologji ekstremiste, me lidhje të forta familjare me PS-në, vazhdoi të mbrojë me fanatizëm idealet e Enver Hoxhës, nën emrin Partia e Punës e Shqipërisë (e Riorganizuar), dhe ka si shenjë të saj simbolet komuniste Yllin e Kuq - Draprin e Çekanin si dhe "Grushtin" e ngritur lart me një tufë karafila të kuq në mes të simboleve. Kështu mesa duket "Rilindja", e cila është krijuar prej Ramës për të mundur Sali Berishën, është "Rikthim" nga kreu socialist, nga i biri i Kristaq Ramës, ish-anëtarit të KQPPSH dhe nipi i Spiro Kolekës, i cili është zotuar, tash që të bëjë aleancën e tij, me mbetjet komuniste, ato parti që mbahen gjallë akoma me frymë totalitare, ideologjinë komuniste mësimet Marksiste-Leniniste dhe që kanë për simbolet komuniste për të rivitalizuar Enver Hoxhën, 22 vjet mbasi ky regjim u rrëzua.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›