Toci Pronare te vjeter ata qe skane pare det me sy

Deputeti i Partise Socialiste per qarkun e Vlores Fatmir Toci ne nje interviste per gazeten Shekulli komenton protestat me te fundit ne Dukat dhe Orikum per ceshtjen e pronave.
TIRAN - Deputeti i Partise Socialiste per qarkun e Vlores Fatmir Toci vlereson se shfaqja e papritur e pronareve te vjeter ne pronat me dokumente te dyshimta e te sajuara ne zyrat e shtetit te njerezve qe nuk kishin pare kurre det me sy e qe pretendonin per prona ne bregdet jane shkaku i protestave te banoreve te Orikumit.
Per sa i perket protestave ne Dukat zyrtari socialist thote ne nje interviste per Shekullin se shteti shqiptar duke ua dhene pronat pyje dhe kullote te dukatasve ne gadishullin e Karaburunit nje firme te huaj per te instaluar pajisje per prodhimin e energjise nga era gaboi dy here.
Zoti Toci shqiptaret jane njohur ditet e fundit me nje proteste qe banoret e Dukatit kane zhvilluar per ceshtjen e prones. Si qendron realisht problemi i tyre
Ne Dukat por edhe ne Orikum si dhe ne qendrat e tjera te banuara te Bregut Himare Sarande dhe fshatrat bregdetare te komunes se Lukoves e deri ne Ksamil nder banoret vendas dhe te ardhur ne disa periudha ka humbur prej kohesh qetesia per shkak te moszgjidhjes prej dy dekadash te problemit te tokes e prones dhe me keq akoma te mungeses totale te vullnetit nga ana e pushtetit per ta zgjidhur kete problem.
Mbivendosja e prones abuzimet me legalizimet por mbi te gjitha synimet grabitqare te njerezve te veshur me pushtet i kane irrituar banoret e ketyre zonave te cilet jane ngritur ne protesta per te drejtat e tyre pasi jane ndier te kercenuar dhe te mashtruar nga premtimet elektorale te partive dhe pasi nuk moren kurre pergjigje nga institucionet perkatese ligjore per kerkesat e tyre.
Nuk eshte hera e pare qe Orikumi dhe Dukati ngrihen ne protesta masive duke kerkuar zgjidhjen e problemit te pronave te tyre.
E vecanta e diteve te fundit eshte se keto protesta u nxiten nga nje vendim tinezar i qeverise e cila duke marre rolin e pronarit te paligjshem ia dha pronat pyje dhe kullote te dukatasve ne gadishullin e Karaburunit nje firme te huaj per te instaluar pajisje per prodhimin e energjise nga era.
Shteti shqiptar me kete veprim gaboi dy here sepse jo vetem u be zot ne pronat e dikujt tjeter por edhe nuk e diskutoi asnjehere me komunitetin vendimin e koncesionit per instalimin e nje industrie te tille e cila do te ushtroje ndikim negativ mbi mjedisin dhe do te demtoje jo vetem turizmin por edhe floren e faunen e nje prej vendeve me te bukura te vendit.
Cila do te ishte zgjidhja qe do te mund te arrinte ne sjelljen e paqes ne kete zone
Jeta normale ne kete zone do te kthehej me zgjidhjen perfundimtare te problemit te prones gje qe une e shoh shume te veshtire pas 20 vjeteve papergjegjshmerie te politikes shqiptare dhe ne menyren se si eshte komplikuar ky problem. Te duket nje lemsh shume i ngaterruar qe nuk i gjendet filli.
Vetem nje tryeze e gjere me pjesemarrjen e te gjithe faktorit politik por edhe te te gjitha grupeve te interesit me nje vullnet konsensual dhe qendrim tolerant mund ta futnin kete problem ne rrugen e zgjidhjes.
Por kjo tryeze do te mund ti fillonte negociatat vetem pasi grupet klanore qe kane mbeshtetjen e pushtetit dhe qe punojne ne interes te tyre te heqin dore nga synimet grabitqare per te rrembyer tokat e pronareve te ligjshem.
Gjate protestes ka pasur edhe nderhyrje te policise me gaz lotsjelles per te larguar protestuesit.
Gjithashtu jane arrestuar 15 persona. Si e shikoni ju kete perplasje qeveri-popullsi
E shikoj si humbje te qetesise dhe te toruas nga ana e shtetit perdorimin e policise prej saj per tiu kundervene popullit te vet si nje rrezik potencial per destabilizimin e vendit por edhe si nje lufte e humbur pasi nuk mund te luftohet me nje popull aq me shume kur ai eshte ne te drejten e tij.
Policia e shtetit jo vetem duhet qe ti lironte menjehere protestuesit qe ndaloi ashtu sic beri ne te vertete por duhet tiu kerkoje falje atyre njerezve qe dolen ne rruge per te mbrojtur pronen dhe jeten e tyre dhe jo vetem qe u vodhen por edhe u rrahen e masakruan nga ata qe duhet te ishin pjese e zgjidhjes se problemit.
Ndersa opozita ka kerkuar ne Parlament terheqjen e policise ministri i Brendshem Lulzim Basha ka apeluar qe te hiqet dore nga sulmet talebane. Falangat kriminale do ti godasim dhe do ti shpartallojme hiqni duart nga rekrutimi i kontingjenteve kriminale - eshte shprehur Basha.
Si e cilesoni ju kete reagim
Me eshte dukur qe ne fillim nje reagim i nxituar dhe emocional me qellim frikesimin e protestuesve.
Me eshte krijuar pershtypja se jo te gjithe e dine kuptimin e sakte te fjales talebane dhe cfare kane dashur te nenkuptojne me togfjaleshin falangat kriminale apo kontingjente kriminale. Si mund te jete kriminel nje popull i paarmatosur qe eshte ngritur per te drejtat e tij jetike
Per cfare krimesh behet fjale kur kriminelet e vertete manipulues e grabitqare kane depertuar dhe kane cenuar deri ne dokumentet arkivore te pronave ne hipotekat dhe kane uzurpuar edhe gjykatat e agjencite e kthimit e kompensimit te pronave AKKP Dhe keta veprojne nen mbrojtjen e hapur te shtetit dhe te policise se armatosur.
Thirrja jone per qetesi maturi mosprovokim dhe mos perdorimin e dhunes ndaj banoreve protestues ishin thirrje per zgjidhje ligjore te problemit thirrje per shmangien e akteve te dhunes dhe te skenave te papelqyeshme per strukturat e policise se perdorur dhe per imazhin e saj.
Nje tjeter vend ku po zhvillohen protestat jane edhe ne Orikum. Banoret e kesaj zone kerkojne ne menyre te prere njohjen e pronesise per tokat.
A keni nje koment mbi kete perplasje
Edhe banoret e Orikumit qendrojne prej kohesh me nje sy hapur edhe naten duke ruajtur levizjet qe ben shteti tinezisht dhe me pehlivanlleqe me mashtrim dhe me perdorimin e dhunes per tiu rrembyer tokat qe ata i kane marre sipas ligjit 7501.
Behet fjale per toka te ish-ndermarrjeve bujqesore shteterore qe nuk kane pronare qe kane qene toka djerre zona mocalore apo pyje te degraduara te cilat u bonifikuan apo sistemuan nga puna e njerezve qe punonin ne keto ndermarrje.
Shfaqja e papritur e pronareve te vjeter ne keto prona me dokumente te dyshimta e te sajuara ne zyrat e shtetit te njerezve qe nuk kishin pare kurre det me sy e qe pretendonin per prona ne bregdet jane shkaku i protestave te banoreve te Orikumit para disa muajsh dhe qe sollen per shqiptaret imazhet e shemtuara te shperdorimit te policise dhe te demotivimit te forcave te saj per tu perballur me zemerimin e njerezve te vendosur per te drejtat e tyre.
Jo vetem ne jug ka protesta per ceshtjen e pronave. Protesta ka pasur edhe ne Hamallaj. Po te shikojme kete shtrirje te problemeve te tokave verehet se shumica e perplasjeve ndodhin gjate vijes bregdetare.
Si e shpjegoni ju kete
Kjo ndodh sepse problemi i prones dhe tokes eshte i pazgjidhur ne te gjithe vendin. Ligjet qe jane miratuar dhe ndryshimet qe u jane bere pothuaj cdo vit jo vetem qe nuk e kane zgjidhur por e kane ngaterruar me shume problemin.
Qellimi ka qene i njejte per te gjitha forcat politike qe kane ardhur ne pushtet gjate ketyre njezet vjeteve ta perdornin kete problem si karrem elektoral dhe me ligj ta benin sa me te pazgjidhshem ne menyre qe ta kene sa me te lehte per ta grabitur. shte e vertete dhe e dukshme qe perplasjet dhe protestat deri ne revoltat qe po ndodhin me shume ne vijen bregdetare.
Kjo per shkak te vleres qe ka marre toka ne keto zona sidomos me resurset dhe zhvillimin e drejtimit turistik qe ka marre vendi kohet e fundit por edhe per shkak te levizjeve mekanike te popullsise braktisjes se tokave ne vendet malore dhe mbipopullimin e zonave bregdetare. Tokat ne bregdet kane fatin e nje gruaje te bukur te cilen e lakmojne te gjithe dhe ta bejne te tyren.
Zoti Toci ndonese 20 vjet pas rrezimit te murit te demokracise vendi ende vuan zgjidhjen e ceshtjes se prones qe kohet e fundit ka sjelle shume konflikte nga protestat e ndryshme deri tek perplasjet e individeve me njeri-tjetrin.
A ka nje zgjidhje perfundimtare qe vendi te mos kete me kete semundje
Jam i detyruar te perseris se jam skeptik ne zgjidhjen e ketij problemi per sa kohe politika shqiptare nuk e ka kete vullnet dhe nuk ka interes ta zgjidhe. Perseris idene e nje tryeze konsensuale ku te gjitha palet e grupet e interesit duhet te leshojne nga pak per ti dhene nje zgjidhje perfundimtare problemit.
Ne e kemi premtuar dhe do ta benim nese sot do te ishim ne pushtet pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar se ligji i pare qe duhet te kalonte ne Kuvendin e Shqiperise do te ishte ligji per pronen per ti hapur rruge investimeve dhe zhvillimeve normale te vendit.
Kete e premtoi edhe partia qe sot eshte ne pushtet madje vete kryeministri Berisha gjate fushates elektorale ne nje takim me banoret e Orikumit. Por pas zgjedhjeve u harrua ky premtim.
Dhe ne vend qe te dergonte ekspertet dhe juristet per te dialoguar per hartimin e nje ligji per pronat sa me te pershtatshem dhe qe do ta zgjidhte problemin dergoi atje policine e shtetit dhe forcat speciale te armatosura deri ne dhembe per tua rrembyer tokat atyre qe kane disa breza qe i punojne apo i perdorin si pyje e kullota.
Por pushtetet kur u ze syte lakmia dhe e humbasin toruan per arritjen e synimeve te tyre harrojne pervojen historike se nuk luftohet me nje popull te tere aq me teper kur ai eshte ne te drejten e tij.
Dukat
Shteti shqiptar me kete veprim gaboi dy here sepse jo vetem u be zot ne pronat e dikujt tjeter por edhe nuk e diskutoi asnjehere me komunitetin vendimin e koncesionit per instalimin e nje industrie te tille e cila do te ushtroje ndikim negativ mbi mjedisin dhe do te demtoje jo vetem turizmin por edhe floren e faunen e nje prej vendeve me te bukura te vendit.
Zgjidhja
Vetem nje tryeze e gjere me nje vullnet te perbashket dhe qendrim tolerant mund ta futnin kete problem ne rrugen e zgjidhjes. Por kjo tryeze do te mund ti fillonte negociatat vetem pasi grupet klanore qe kane mbeshtetjen e pushtetit dhe qe punojne ne interes te tyre te heqin dore nga synimet grabitqare per te rrembyer tokat e pronareve te ligjshem.
Talebanet
Si mund te jete kriminel nje popull i paarmatosur qe eshte ngritur per te drejtat e tij jetike Per cfare krimesh behet fjale kur kriminelet e vertete manipulues e grabitqare kane depertuar dhe kane cenuar deri ne dokumentet arkivore te pronave ne hipotekat dhe kane uzurpuar edhe gjykatat e agjencite e kthimit e kompensimit te pronave AKKP
Pronesia
Shfaqja e papritur e pronareve te vjeter ne keto prona me dokumente te dyshimta e te sajuara ne zyrat e shtetit te njerezve qe nuk kishin pare kurre det me sy e qe pretendonin per prona ne bregdet jane shkaku i protestave te banoreve te Orikumit para disa muajsh dhe qe sollen per shqiptaret imazhet e shemtuara te shperdorimit te policise.