E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin Nr. 639, datë 27.8.2026, për transferimin e pronësisë së 89,652% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” sh.a., në likuidim, nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit te Bashkia Shkodër.

Sipas vendimit të firmosur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, transferimi përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë në momentin e hyrjes në fuqi të aktit.

Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, ngarkohen zyrtarisht Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Bashkia Shkodër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›