E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i shërben Aliajt pas vdekjes

Një vendim i djeshëm i qeverisë nuk mund të çuditë ata që kuptojnë ngathtësinë e mekanizmave shtetërore, po as ata që janë të vetëdijshëm se këtu funksionon kultura e vlerësimit të tjetrit pas vdekjes.

Sipas këtij vendimi, Ministrisë së Shëndetësisë i akordohet një fond shtesë për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Agron Aliajt, mjeshtri i koreografisë që ndërroi jetë në spital në moshën 79-vjeçare, më 17 maj 2012.

Vendimi thotë: Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në zërin Mallra dhe shërbime, ti shtohet fondi prej 5 000 000 lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të zotit Agron Aliaj. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Që nga momenti i aksidentit e deri në mjekimin e Aliajt në një spital privat në Tiranë, kaloi një kohë e cila po të ishte shfrytëzuar duke patur gatishmërinë e autoriteteve shtetërore, edhe mund ti kishte dhënë një shans të dytë Agron Aliajt, themeluesit të shkollës shqiptare të koreografisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›