E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim me Elena Kadarenë

Elena Kadare

Autorja e Kohë e pamjaftueshme takohet me lexues në Paris, në Shtëpinë e Shoqatave, sonte, ora 19.00. Parisi është vendi ku janë shkruar një pjesë e mirë e kujtimeve të Elena Kadaresë kushtuar jetës për mbi 40 vjet me shkrimtarin Ismail Kadare.

Por Franca, vendi i azilit politik të çiftit (kur regjimi e kishte marrë krismën), është edhe vendi që i botoi fillimisht këto kujtime nën titullin Le Temps qui manque (Fayard, 2011, 750 faqe). Në shqip u hodhën në qarkullim në tetor 2011 nga Onufri. Takimin e organizon Shoqata Albania.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›