Qeveria, indeksim rritjes se cmimeve
Vala shqetesues e rritjes se cmimeve dhe ndikimi i saj te qytetaret shqiptare pritet te zbutet pasi qeveria merr persiper te indeksoje plotesisht shtrenjtimin e artikujve te konsumit te perditshem sic eshte buka. Ne te njejten kohe, per kete situate kaotike ne rritjen deri 100 per qind brenda pak javesh te disa artikujve ushqimore, kabineti qeveritar premton angazhim serioz per te ndeshkuar spekulantet.
Kryeministri Sali Berisha, menjehere pas kthimit nga Japonia, u gjend dje para gazetareve ne nje konference per shtyp ku foli jo vetem per rezultatet e vizites por dhe per argumentet e dites ne vend. Shefi i ekzekutivit u ndal ne dukurine e shtrenjtimit te bukes dhe artikujve te tjere ushqimore ne vend. Ai kerkoi te siguroje permes medias, te gjithe qytetaret se qeveria “do te kompensoje qindarke per qindarke rritjen e cmimit”. Ketu Berisha beri dy plotesime. I pari se kompensimi do te behet ne perputhje me indeksin e cmimeve. Dhe i dyti, se pavaresisht rritjes se kostos se fatures, ne menyre te njekohshme, qeveria “do te punoje fort” qe te ndeshkohen spekulantet ne tregtimin e artikujve ushqimore.
Shefi i kabinetit, qe ne fillim te deklarimit mbi situaten aktuale te rritjes se cmimeve, theksoi se Qeveria po e ndjek me vemendje te plote kete ceshtje. Ai pranoi se “ne nje vend te lire, qeveria nuk percakton cmimet”, por shtoi se ne keto kushte, “qeveria merr persiper te indeksoje plotesisht dhe teresisht levizjen e tyre”. Ketu ai u perpoq te siguroje se rritja e cmimit, do te kompensohet qindarke per qindarke.
Argumenti indeksim, eshte trajtuar edhe me tej nga kryeministri. “Une po flas per indeksim, qe, ne fakt, nuk qene asnjehere indeksim, por ka qene disa here indeksim”, - vleresoi Berisha, duke cuar me tej idene e tij: “Nese marrim parasysh levizjet qe kemi bere me pensionet, pensionet e invaliditetit, pensionet e pleqerise, ndihmen ekonomike, pagat, te gjitha se bashku jane shume here me teper se indeksim”. Ne kete pike, ai konkludoi: “Une po flas per detyrimin ligjor e moral te qeverise, i cili qendron ne kompensimin e plote e total te levizjes se cmimeve”.
Eshte e qarte se rritja e cmimeve te artikujve te konsumit, eshte nje merite e vecante edhe e abuzuesve. Duke pohuar kete fakt, kryeministri u tregua i ashper dhe paralajmeroi furi kontrollesh ne treg, kur tha se “duke respektuar plotesisht tregun, une ju garantoj se qeveria do t’i jape pergjigjen e merituar ligjore spekulimit”. Berisha beri te qarte se “cdo vend i lire i jep pergjigjen ligjore spekulimit” dhe theksoi se “ne nuk terhiqemi”. “Ne nuk mund te na marrin kurre perpara spekulantet, nuk do te mund ta na imponojne te shkelim interesat e 400 mije fermereve shqiptare, per te mbushur xhepat nje grusht njerezish”, paralajmeroi shefi i ekzekutivit. Ai shtoi se “ne e pranojme fitimin, cmimet dhe rregullat e tregut, por, natyrisht, nuk perkulemi para spekulimit”.
Indeksimi, si do te behet
Qeveria pranon se kompensimi qe merr persiper t’i beje qytetareve, ndonese nuk percaktohet nese eshte vetem per buxhetoret apo perfshin dhe kategori te tjera sociale, ka nje kosto te larte per shtetin. Gjithsesi, kryetari i ekzekutivit, tha dje se “ndonese na rritet fatura, ne do ta perballojme ate, me indeksim te plote”. Ndonese nuk foli me gjuhen e shifrave, Berisha beri te qarte se qeveria “do ta kompensojme rritjen e cmimit ne cdo qindarke”, por “ne perputhje me indeksin e cmimeve”.
Premtimi, pas “presionit” nga brenda
Deklarata e djeshme e Berishes per kompensim te cmimeve te shtrenjtuara, vjen pak dite pasi ne nje konference, kryeministri Berisha deklaroi se qeveria nuk mund te nderhynte ne lidhje me uljen e cmimit te bukes, pasi respektonte tregun e lire. Ditet e fundit, opozita beri presion duke kerkuar qe qeveria te nderhyje ne normalizimin e situates. Ne te njejten kohe, presioni u shtua edhe nga brenda mazhorances. Perfaqesues te partive opozitare dhe te Partise Demokraistiane ne koalicionin me PD-ne i kerkuan kryeministrit Berisha marrjen e masave per kompensimin e qytetareve, ose te pakten te familjeve ne nevoje.
Batutat, Berisha flet per pasqyren
I pyetur per akuzat e Edi Rames se qeveria nuk eshte treguar e vemendshme ne investimet per pushtetit vendor, madje ka dhe shperndarje te padrejte te ketyre investimeve, Berisha dha kete pergjigje per kreun e PS-se: Rama u duk dje si djali para pasqyres. Kishte vene prompterin dhe nuk kuptohej ne lexonte ai, apo prompteri. Ai foli per decentralizimin, une i them te shohe Tiranen. Ne jemi shume te vendosur per procesin e decentralizimit. Une nuk komentoj fjalime te bera si para pasqyres dhe qe nuk kane asnje substance.