Qeveria investim ne 74 te shkollave

Qeveria ka investuar deri tani ne 74 % te shkollave ne te gjithë vendin, duke kryer rikonstruksione totale, por edhe duke ndërtuar godina te reja. Kështu është shprehur Ministri i Transportit Sokol Olldashi gjate festimeve për 50-vjetorin e gjimnazit te pare ne komunën e Krutjes ne rrethin e Lushnjes.
Me fondet e qeverise shqiptare ne vlerën e rreth 288 milion lekeve është kryer ndërtimi i disa klasave shtese te gjimnazit te Krutjes. Nga 12 klasa qe ishin ne fillim shkolla sot numëron 19 ambiente mësimore, 7 klasa kabinete, një biblioteke, palestër moderne.