E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet axhenda e Presidentit Nishani për caktimin e datës së zgjedhjeve

02-11-2012 / Gazeta 55

E hëna do jetë një ditë e ngjeshur takimesh për kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili do të zhvillojë konsultime të vecanta me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Takimin e parë Nishani do ta zhvillojë në orën 10:00 me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, në orën 11:00 është caktuar takimi me kreun e Grupit Parlamentar Socialiste Gramoz Ruçi.
Takimi me kreu e Grupit Parlamentar të LSI-së Lefter Koka është caktuar ora 12:00, një orë më vonë do takohet me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, me pas do presë Vangjel Dulen e PPDNJ-së, ndërsa takimi i fundit është në orën 15:00 me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi.
Pas këtyre konsultimeve kreu i shtetit do dekretojë datën e zgjedhjeve të vitit 2013-së.

Axhenda e takimeve të Presidentit Nishani me përfaqësuesit e partive politike

Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Z. Astrit Patozi

Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Z. Gramoz Ruçi

Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Levizja Socialiste per Integrim, Z. Lefter Koka

Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partise Republikane, Z. Fatmir Mediu

Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule

Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpetim Idrizi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›