E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ekspozite me foto te rralla e Kol Idromenos

Jo vetëm filmimet e parë të kinemasë shqiptare janë të lidhura me kryeqendrën e veriut Shkodrën, por edhe shfaqja e parë e tyre ne kinema, nëse mund të quhet e tillë janë realizuar në shtëpinë artistit të shquar Kol Idromeno. 
Këtë e dëshmojnë dokumentat dhe fotografitë e ekspozuara në arkivin e filmit nga studiuesi i apasionuar shkodran z. Gjergj Denelli i cili na tregon edhe aktin zyrtar që dëshmon këtë fakt.
Ekspozita prezanton 30 foto te dokumenteve dhe objekte te rralla që i përkasin kësaj kohe dhe lidhen me shfaqjet e para filmike në Shkodër në vitet 1912 - 1913 nga Kol Idromeno. Këto dokumente prezantohen për herë të parë dhe dëshmojnë 100 vitet e kinemasë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›