Turqi, shpërthen tubacioni i gazit në kufi me Iranin

Një shpërthim, në një tub gazi në Turqi ka shkaktuar ndërprerjen e transportimit të gazit nga Irani. Zyrtarët thonë se shpërthimi ndodhi në territotin turk, përgjatë kufirit me Iranin.
Autoritet thonë se zjarri u shua, por do të duhen disa ditë për të bërë riparimet e nevojshme për të rifilluar transportimi i gazit. Nuk ka patur njoftime mbi shkakun e shpërthimit.