E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria jep 500 milion lek për të rikonstruktuar vilën e Nishanit

Pak ditë pasi u bë e ditur se qeveria ka shpenzuar mbi 500 milion lekë për të rikonstruktuar një vilë qeveritare në Vlorë, dhe në ditën kur u mësua se ministri i Financave, Ridvan Bode, ka dhënë 100 milion lekë për të rregulluar zyrën e tij, qeveria hap sërish qesen dhe akordon mbi 500 milion lekë të vjetra për të rikonstruktuar vilën nr.4, ku do të qëndrojë presidenti Bujar Nishani.

N mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, Për buxhetin e vitit 2012, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, ti shtohet fondi prej 51 638 144 (pesëdhjetë e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër) lekësh, për rikonstruksionin e plotë të Vilës nr.4, në Tiranë.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, thuhet në vendimin e qeverisë.

Nishani ka zgjedhur të jetojë në vilën qeveritare që ndodhet në zonën e Pallatit të Brigadave, ndërkohë që aktualisht po jeton në një tjetër vilë qeveritare në Durrës. Nga të dhënat mësohet se vila ishte amortizuar, pasi Presidenti paraardhës nuk ka jetuar në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›