Wolfarth-Panariti, bashkëpunimi për shtetin ligjor

Gjatë takimit, palët konfirmuan vullnetin reciprok për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes OSBE/ODIHR dhe Shqipërisë, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Nga ana e tij, Ambasadori Wolfarth shprehu vlerësim për nivelin e bashkëpunimit me institucionet shqiptare. Ai vlerësoi gjithashtu vullnetin e mirë të faktorëve politikë, për sa i përket amendimit të Kodit Zgjedhor. Ministri Panariti theksoi se reduktimi i numrit të projekteve që OSBE-ja ka në vendin tonë tregon vlerësim për arritjet dhe maturinë demokratike të Shqipërisë.
Ai falënderoi Ambasadorin Wolfarth për kontributin e deritanishëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë sa i përket përforcimit të Policisë së Shtetit, përmirësimit të sistemit gjyqësor, fuqizimit të rolit të shoqërisë civile, etj. /Start/
2012-08-16 12:22