Qeveria jep licencë për lotari kombëtare
TIRANË- Qeveria miratoi sot vendimin “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare.”
Gjatë diskutimit të këtij vendimi, kryeministri Berisha sugjeroi që një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave sqarohet se vendimi përcakton kriteret dhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standardet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë.
(el.me/BalkanWeb)