E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, shteti me më shumë festa zyrtare e ditë pushimi

PRISHTINE-Kosova ka 12 festa zyrtare brenda vitit dhe mund të renditet ndër shtetet e para për nga numri i tyre. Bashkë me festat vijnë edhe ditët e pushimeve. Në një përllogaritje të thjeshtë, del se gjatë vitit 2012, kosovarët pritet të bëjnë pushim 150 ditë nga 365 ditë që ka viti, shkruan sot Gazeta Express. Sipas të përditshmes kosovare, ky paradoks ndodh edhe për shkak të ligjit të cuditshëm për festat.

Në Kosovë janë 12 festa zyrtare, por, sipas ligjit, nëse dita e festës i bie të jetë në ditët e fundjavës, dita e parë e javës që vjen konsiderohet sërish pushim.
“Nëse festa i bie të shtunën ose të dielën, atëherë patjetër që duhet të pushohet dhe të hënën”, shkruan Express.

Një ligj të njëjtë ka patur dhe Shqipëria, por me ndryshimet që u bënë, qytetarët shqiptarë nuk e gëzojnë më këtë luks.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›