Talebanët publikojnë videon e ushtarit amerikan të mbajtur peng
Televizioni satelitor arab "Al
Xhazira" publikoi dje një
video të ushtarit amerikan të
rënë në duart e militantëve talebanë
para pak ditësh. Në video
shfaqej ushtari amerikan me
kokë të rruar, ndërsa fl iste drejt
telekamerës. "Trembem, kam
shumë frikë dhe dua të kthehem
në shtëpi", thoshte në video
ushtari amerikan. I riu dukej në
gjendje të mirë shëndetësore dhe
ishte veshur me rroba tradicionale
afgane. Thoshte se kishte
frikë dhe se donte të kthehej
në shtëpi: "Shkatërrohesh nga
nervat të jesh i burgosur. Mendoj
për të dashurën time, me të
cilën shpresoj të martohem së
shpejti. Mendoj për familjen time
të mrekullueshme, për shtëpinë
time në Amerikë". Në një pikë të
caktuar, një zë e pyet në anglisht
nëse ka ndonjë mesazh për t‘u
dërguar njerëzve të tij. I burgosuri
u përgjigj: "Po. Bashkëkombësve
të mi që kanë këtu të dashurit e
tyre, që e dinë mirë sa e ndjejnë
mungesën, u them se kanë në
dorë fuqinë për ta bindur qeverinë
t‘i kthejë nëpër shtëpi...
Ju lutem, na ktheni nëpër shtëpi,
në mënyrë që të mund të rrimë
aty ku kemi lindur dhe jo këtu,
ku humbasim kohën e jetët tona".
Zyrtarët amerikanë kanë kon-
fi rmuar se videoja është autentike
dhe e kanë dënuar atë për
thyerjen e ligjit ndërkombëtar.
Ushtari duket në këtë video me
kokën e qethur zero dhe njëri
prej rrëmbyesve të tij mban
stemat identifi kuese. Ky xhirim
prej 28 minutash tregon ushtarin
amerikan të ulur në një krevat
dhe më pas duke ngrënë. Zyrtarët
amerikanë po thonë se po bëjnë
ç‘është e mundur për të siguruar
lirimin e ushtarit. Pentagoni kon-
fi rmoi se ushtari ishte 23-vjeçari
Bowe Bergdahl nga shteti Idaho.
Për kthimin e tij shëndoshë e
mirë janë shpërndarë fl etushka
dhe është ofruar një shpërblim.
Zyrtarët lokalë afganë thonë
se ushtari u kap shumë pranë
bazës ushtarake amerikane në
provincën lindore Paktika.
Xhazira" publikoi dje një
video të ushtarit amerikan të
rënë në duart e militantëve talebanë
para pak ditësh. Në video
shfaqej ushtari amerikan me
kokë të rruar, ndërsa fl iste drejt
telekamerës. "Trembem, kam
shumë frikë dhe dua të kthehem
në shtëpi", thoshte në video
ushtari amerikan. I riu dukej në
gjendje të mirë shëndetësore dhe
ishte veshur me rroba tradicionale
afgane. Thoshte se kishte
frikë dhe se donte të kthehej
në shtëpi: "Shkatërrohesh nga
nervat të jesh i burgosur. Mendoj
për të dashurën time, me të
cilën shpresoj të martohem së
shpejti. Mendoj për familjen time
të mrekullueshme, për shtëpinë
time në Amerikë". Në një pikë të
caktuar, një zë e pyet në anglisht
nëse ka ndonjë mesazh për t‘u
dërguar njerëzve të tij. I burgosuri
u përgjigj: "Po. Bashkëkombësve
të mi që kanë këtu të dashurit e
tyre, që e dinë mirë sa e ndjejnë
mungesën, u them se kanë në
dorë fuqinë për ta bindur qeverinë
t‘i kthejë nëpër shtëpi...
Ju lutem, na ktheni nëpër shtëpi,
në mënyrë që të mund të rrimë
aty ku kemi lindur dhe jo këtu,
ku humbasim kohën e jetët tona".
Zyrtarët amerikanë kanë kon-
fi rmuar se videoja është autentike
dhe e kanë dënuar atë për
thyerjen e ligjit ndërkombëtar.
Ushtari duket në këtë video me
kokën e qethur zero dhe njëri
prej rrëmbyesve të tij mban
stemat identifi kuese. Ky xhirim
prej 28 minutash tregon ushtarin
amerikan të ulur në një krevat
dhe më pas duke ngrënë. Zyrtarët
amerikanë po thonë se po bëjnë
ç‘është e mundur për të siguruar
lirimin e ushtarit. Pentagoni kon-
fi rmoi se ushtari ishte 23-vjeçari
Bowe Bergdahl nga shteti Idaho.
Për kthimin e tij shëndoshë e
mirë janë shpërndarë fl etushka
dhe është ofruar një shpërblim.
Zyrtarët lokalë afganë thonë
se ushtari u kap shumë pranë
bazës ushtarake amerikane në
provincën lindore Paktika.