E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria kerkesa te ulta per lotarine

Kushtet qe ka vendosur se fundmi qeveria shqiptare per te dhene licensen unike te lotarise kombetare jane teper favorizuese per ate qe do ta marre dhe aspak ne favor te arkes se shtetit. Kjo del nga kerkesat e shpallura ne Vendimin nr.25 te ketij viti te Keshillit te Ministrave per operatoret qe do te marrin pjese ne gare dhe me pas nga pagesa qe kerkohet si detyrim shtetit per te dhene kete license.

Kompania italiana Lottomatica e cila operon ne fushen e lotarive kombetare ne vendin fqinje ka asete me vlere totale prej afro 8 miliarde eurosh dhe te ardhura te deklaruara ne vleren 2.3 miliarde euro gjate vitit 2010. Mund te mendohet se ne bote ka edhe kompani te tjera edhe me te fuqishme financiarisht si ne SHBA apo gjetke keshtu qe ne rast se qeveria do te deshironte te ftonte ne gare firma teper serioze ajo duhej te kishte vendosur kritere shume me te larta se keto qe ka vendosur per pjesemarresit ne tenderin e gares per licensen e lotarise.

Pagesa e licenses vetem me 500 milione leke eshte shume e vogel duke qene se fjala eshte ketu per nje lotari kombetare ne regjim monopoli. Me nje kalkulim te shpejte duke pasur parasysh sa jane rritur keto lojera si xhiro vitet e fundit neper bote 5 milione dollare jane fare pak. Kompania fituese mund ti shlyente brenda nje viti te vetem keto qe i kerkon shteti shqiptar.

Nga ana tjeter kriteri KK5 Net Asset Value i kerkuar me shifren 50 milione euro asete eshte qesharak per kompani te tilla gjigande.
Nga aspekti juridik kerkesat e shtruara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave jane korrekte ne perputhje me kritere te njohura te lojerave te fatit ne Evrope. Por pyetja shtrohet se pse e ka leshuar kaq lire qeveria ne kohe krize kete pasuri jo te vogel

Pergjigja do te dale jo kur te shpallet fituesi qe mund te jete nje shoqeri e njihur por kur te merret vesh se kush subjekt ka qene pas saj. VKM lejon bashkimin e perkohshem te subjketeve qe duan te marrin licensen 10-vjecare te lotarise kombetare. Sikurse ka ndodhur ne nje numer tenderash per rruget etj nje subjekt shqiptar qe nuk permbush kriteret eshte fshehur pas kompanive jo te vogla nderkombetare e me pas keto te fundit jane terhequr duke lene hapur shtegun e korrupsionit.

Kur erdhi ne pushtet qeveria Berisha gjeti dy kompani te licensuara me afat 10-vjecar qe duhej te ushtronin aktivitetin e tyre deri me 2014. Ato u njoftuan se duhej te pezullonin aktivitetin se po pergatitej nje ligj i ri. Me pas iu tha se do te demshperbleheshin por deri tani ato i kane lene ne meshire te fatit pas shpenzimeve miliardeshe qe kishin bere. Aktiviteti u perqendrua vetem ne kazino e lojera elektronike ku tregu eshte nen ndikimin e fuqishem te njerezve prane Berishes e Bodes. Ky i fundit erdhi ne pushtet edhe me premtimin se do te mbyllte kazinone ne qender te Tiranes por me pas deklaroi ne Kuvend se nje mik shume i fuqishem nga SHBA i kishte sugjeruar se kompania fituese kishte paguar 10 milione dollare dhe nuk mund te ikte me.

Ne fakt kompanise qe do te fitoje garen per lotarine kombetare po i kerkohet edhe te paguaje sa gjysma e asaj qe paguhet per te hapur nje kazino ne rajonin e Tiranes dhe me pak madje se edhe per nje te tille ne qarkun e Durresit 1 miliard dhe 600 milione perkatesisht.

Lotaria kombetare kriteret e reja

Keshilli i Ministrave ka vendosur rregullat per caktimin e subjektit qe do te pajiset ekskluzivisht per dhjete vitet e ardhshme me licensen e lotarise kombetare. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e qeverise te 11 janarit dhe do te hyje ne fuqi kur te publikohet ne Fletoren Zyrtare ku ende nuk eshte botuar.

Vendimi
Sipas Vendimit nr. 25 date 11 janar 2012 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e kritereve te vleresimit te gares te dokumentave standarde dhe struktures se komisionit te vleresimit te aplikimeve per dhenien e licenses per lotarine kombetare Autoriteti qe do te organizoje procedurat per licensimin e lotarise kombetare eshte ministria e Financave. Mund te paraqese kerkese prane ketij institucioni cdo person juridik apo bashkim personash juridike shqiptare apo te huaj. Bashkimi mund te jete i perkohshem por duhet te percaktoje nje prej anetareve te tij si kryesues qe te marre persiper me kontrate noteriale detyrimet ne emer te te tjereve thuhet ne VKM. Por ne rast bashkimi asnje prej anetareve nuk duhet te marre pjese ne aplikime te ngjashme ndryshe skualifikohen si subjekti ashtu edhe bashkimi.

Kriteret
Ne fazen e pare ate te parakualifikimit do te lejohen te vazhdojne garen ato subjekte qe kane burime dhe kualifikime te nevojshme per aspektet e standardeve te industrise se lojerave te fatit te zbatuara nga Shoqata Boterore e Lotarive Lotaria Shteterore Evropiane dhe Shoqata TOTO. Subjekti duhet te jete i regjistruar si shoqeri tregtare ose te paraqitet me nje dokument legal per bashkim te perhshem dhe nuk duhet te jete ne proces falimentimi apo likuidimi.
Si kriter teknik kerkohet qe subjekti apo bashkimi i subjekteve te kene 15 vite pervoje ne lojerat e fatit dhe 5 vite lojera fati nepermjet internetit nderkohe qe si kushte financiare ato duhet te plotesojne sa me poshte te provojne se realizojne 500 milione euro xhiro ne vit ne secilin prej 3 viteve te fundit kane 50 milione euro asete ne perfundim te secilit nga 3 vitet e fundit financiare si dhe duhet te dershin ne arken e shtetit shqiptar 3 milione euro garanci qe nuk kthehet ne rast se subjekti terhiqet nga gara. Ne rast bashkimi secili nga subjektet duhet te plotesoje te pakten 30 te kritereve financiare. Nga ana tjeter aplikuesi ose anetari kryesues i bashkimit duhet te kene te pakten 300 te punesuar

Kualifikimi
Ne vleresimin e fituesit 15 e pikeve jepet per strukturen e aplikantit dhe gjendja financiare 35 e pikeve per perputhjen me politikat rregullatore 25 e pikeve i jepet plan-biznesit dhe parashikimeve financiare dhe 25 e pikeve strategjise se zhvillimit te tregut

Tarifa
Pagesa e fituesit do te jete 500 milione leke 4.7 milione dollare qe kalojne ne buxhetin e shtetit jo me vone se 14 dite nga marrja e licenses para dergimit te licenses per miratim ne Kuvend.

Afate
Loja do te organizohet jo me vone se 8 muaj nga dita e miratimit te licenses nga Kuvendi. Licensa jepet per 10 vjet dhe mund te revokohet kur konstatohet se fituesi ka paraqitur informacion jo te sakte ose te rreme apo kur pushon se plotesuari nje nga kriteret e ligjeve per lojerat e fatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›