E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kirgize kërkon ndihmën e ushtrisë ruse

“Kemi nevojë për ndihmën e forcave të armatosura nga jashtë në mënyrë që të qetësojmë situatën në vend”, tha udhëheqësja përkohshme Roza Otunbayeva, e cila sqaroi se i kishte dërguar një letër Presidentit rus, Dmitri Medvedev.

Ajo e përshkroi situatën në Osh si të dalë "jashtë kontrollit". Prej dy ditësh atje po përleshen Kirgizët dhe Uzbekët.
Të dhënat zyrtare flasin për 50 të vdekur dhe më shumë se 600 të plagosur nga përleshjet më të egra që nga muaji prill kur Presidenti i Kirgistanit Kurmanbek Bakiyev u rrëzua me forcë nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›