Vetëmbytet një 65-vjeçar në rezervuar. Kishte lënë një shënim lamtumire
POGRADEC-“Nuk po e kaloj dot”, ishin fjalët që shkroi para se t’i jepte fund jetës duke u vetëmbytur në rezervuarin e fshatit të Grabovicës.
Kështu i ka dhënë fund jetës Azmi Besholli, 65 vjeç, lindur dhe banues në Çërravë, fshat në zonat e Pogradecit, ndërsa polumbaret bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga rezervuari.
Trupi i pajetë i Beshollit u pikas nga banorët e Grabovicës dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëmbytur.
Dyshimi u përforcua pas letrës që iu gjet në xhepat e rrobave që kishte ende veshur në trup. Aty shkruheshin fjalët e fundit të lamtumirës.
Sipas policisë 65-vjeçarit i kishin vrarë dhëndrrin dy ditë para zgjedhjeve dhe ai nuk kishtë mundur ta kalonte këtë situatë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Cërravë dhe dhëndrri, ishte vrarë më çifte nga daja i viktimës.
Pavarësisht kësaj, një grup hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)