Gramsh/ Makina bie në lumë, 2 të zhdukur

Një makinë tip Fuoristradë me targa të Lushnjes 1379 C është marrë përpara nga rryma e fuqishme e ujit të një lumi në fshatin Sojnik të Gramshit, duke bërë që të angazhohen dhjetëra forca policore për shpëtimin e personave që ndodheshin në makinë. Makina është marrë përpara nga uji i shumtë i lumit, pasi po tentonte ta kalonte. Sipas informacioneve të para, në makinë ndodheshin katër persona, të cilët po kalonin lumin me makinë, pasi ktheheshin nga një dasmë. Në makinë ndodheshin Elsa Rika 18 vjeç dhe Ilir Mema, 33 vjeç të cilët rezultojnë të zhdukur, ndërsa Artan Hysa dhe shoferi Eduard Kadiu 32 vjeç kanë arritur të shpëtojnë. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, forca zjarrfikëse dhe të RENEA-s.