Qeveria miratoi sot dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave e të mbijetuarve të aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, në aksin rrugor Kir-Dukagjin, gjatë të cilit humbën je
Qeveria miratoi sot dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave e të mbijetuarve të aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, në aksin rrugor Kir-Dukagjin, gjatë të cilit humbën jetën 10 persona.
Familjeve të viktimave u jepet ndihma financiare prej 1 milion e 80 mijë lekë, ndërsa të mbijetuarve nga aksidenti u akordohet shuma prej 400 mijë lekë ndihmë për rehabilitimin e tyre shëndetësor.
Kryeministri i shprehu edhe një herë ngushëllimin familjeve të viktimave, duke theksuar se ngjarja është ndjekur me përkushtim të madh nga autoritetet qendrore dhe vendore. Me këtë ndihmë financiare, u shpreh Kryeministri, qeveria u vjen në ndihmë familjeve të viktimave, të cilët kanë një dhembje shumë të madhe, por janë edhe në kushte të vështira, pasi jetojnë në zona të varfra.