Zëdhënësi i Kryeministrit, Dritan Mishta bëri të ditur se sot në mesditë Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë të përzemërt telefonike me Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan. Në
Zëdhënësi i Kryeministrit, Dritan Mishta bëri të ditur se sot në mesditë Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë të përzemërt telefonike me Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë bisedë, Kryeministri Berisha i uroi Kryeministrit turk Erdogan shërim të shpejtë dhe shprehu besimin se vizita e tij në Tiranë do të zhvillohet në një kohë të afërt.
Nga ana e tij, Kryeministri Erdogan falenderoi Kryeministrin Berisha për interesimin e tij dhe shprehu keqardhjen që nuk ishte sot në Tiranë. Gjithashtu Kryeministri turk u shpreh i sigurt se së shpejti do të vizitojë me kënaqësi Tiranën.