E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

TIRANË, 15 korrik /ATSH/  Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës, duke zgjeruar më tej rrjetin e përfaqësive diplomatike të vendit tonë.

Ky vendim u mor në mbështetje të ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sipas vendimit të qeverisë, shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar në programin “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe zëri “Shpenzime korrente” për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›