E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton listën e vendeve të treta të sigurta

08/01/2010  Shqipëria mund të pranojë azilantë nga 33 shtete
Qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare listën e vendeve të treta të sigurta, nga të cilët Shqipëria mund të pranojë azilantë. Lista e miratuar në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar përbëhet nga 36 vende. Këto janë vendet që do të hyjnë garant për shtetasit e tyre apo për të tjerë shtetas që jetojnë në shtetin e tyre, se nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, vendi ku ata mund të kërkojnë t’i strehojnë. Sipas këtij vendimi, herë pas here apo kur zhvillimet në një ose më shumë vende mund të sjellin ndryshime në kushtet e atij apo atyre vendeve, në përputhje me nenin 28/1 të ligjit nr. 8432, datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ministri i Brendshëm propozon ndryshimin e kësaj liste. Në përgatitjen e ndryshimeve në listën e vendeve të treta të sigurta mbahen parasysh të dhënat që merren nga organet e specializuara të shtetit shqiptar për përfitimin e informacionit nga vendet e origjinës, listat e hartuara për qëllime të ngjashme nga shtete apo organizata ndërkombëtare si dhe mendimi përkatës i UNHCR-së ose i organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Brendshme. Dy vjet më parë qeveria shqiptare strehoi 5 ujgurë, pasi ishin liruar nga burgu i Guantanamos. Për ta hynë garant Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ujgurët janë mbajtur në këtë burg nën dyshimin për terrorizëm. Autoritetet amerikane mendojnë se ujgurët në Kinë përballen me persekutim dhe për këtë arsye ata kanë menduar që t’u sigurojnë strehim në vendet e tjera.
Lista e vendeve të treta të sigurta
Vendet që përfshihen në listën e vendeve të treta të sigurta paraqiten në vijim:
1. Australia
2. Austria
3. Belgjika
4. Bullgaria
5. Danimarka
6. Estonia
7. Finlanda
8. Franca
9. Greqia
10. Gjermania
11. Holanda
12. Hungaria
13. Irlanda
14. Islanda
15. Italia
16. Japonia
17. Kanadaja
18. Koreja e Jugut
19. Letonia
20. Lituania
21. Luksemburgu
22. Malta
23. Mbretëria e Bashkuar
24. Norvegjia
25. Polonia
26. Portugalia
27. Qiproja
28. Republika Çeke
29. Rumania
30. Sllovakia
31. Sllovenia
32. Spanja
33. Suedia
34. Shtete e Bashkuara të Amerikës
35. Zelanda e Re
36. Zvicra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›