E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton ne parim marreveshjen per TAP

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen midis tre vendeve Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për gazsjellësin Transadriatik. Kryeministri e cilësoi marrëveshjen historike. TAP sjell gazin nga deti Kaspik, Azerbajxhan, kalon ne rreth 200 km në territorin tonë dhe përfundon në Itali. Investimi në Shqipëri është rreth 2 miliarde dollarë dhe krijohen, direkt dhe indirekt, rreth 20 mijë vende të reja pune. Sipas kryeministrit Shqipëria, me ndërtimin e TAP-it merr një rëndësi nevralgjike për energjinë në rajon dhe leverdia e saj është e jashtëzakonshme.
Marrëveshja finazohet në një kuadër ligjor të domosdoshëm të bashkëpunimit dhe kalimit të gazsjellësit në territoret tona, duke mundësuar gjithashtu gazifikimin e vendit, projekti për fillimin e tij kap fundin e këtij viti.

“Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze ka krijuar ekipet e shpronësimit dhe të tjeraë dhe është vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e vet. Për Shqipërinë një vend pa gaz dhe të kufizuar në përdorim, ky është një shans shumë i madh se do ketë mundësinë të marrë gazifikimin e Shqipërisë, i cili kupton gazin për ngrohje e gatim shpenzime më të ulëta për çdo familje për ngrohje e gatim rritje të standardit të jetësës e mirqënies, të cilët do përdorin më pak për energjinë që përdorim,. Shqipëria ka një avantazh të madh se ka depo natyrale të mëdha”- theksoi Berisha.

Barnat
“Gjithcka për zemrën e dhimbsur”- Kështu e ka komentuar kryeministri Sali Berisha miratimin e listës së barnave, e cila përmban 420 principe aktive dhe 1020 barna të tjera alternative. Për kryeministrin kjo është lista më e plotë e barnave që ekziston.
Kryeministri shprehu vendosmërinë e tij për të orfruar shërbimin më të mirë shëndetësor, si pjesë e politikës së tij qeverisëse, pavarësisht burokracive dhe shërbimit të pamerituar që mund të ndeshet ndonjëherë qytetari.
“Unë e kuptoj që sot ka qytetarë që për shkak të burokracisë e papërgjegjshmërisë përballen me shërbime të pamerituara, po kjo nuk ka lidhje me politikën tonë të vendosur për të orfruar shërbimin më të mirë dhe ne faktojmë këtë në të gjithë përpjekjet tona të mëdha”- u shpreh ai, ndërsa theksoi se janë mbi 500 mijë pensionistë që i kanë të rimbursuara barnat që marrin.
“Ata që derdhin lot krokodili u them njihu me ligjet praktikat dhe reformat që ka bërë vendi. Ata meritojnë pensione padiskutim më të mëdha dhe ne po i rrisim”-vijoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›