Qeveria miraton përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të tre hidrocentraleve

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të tre hidrocentraleve: “Vëndresh”, “Bigas dhe Veleshnje”, “Priska 1, 2”.
Edhe këto vendime janë pjesë e vendimeve dhe masave të tjera të ndërmarra nga qeveria në kuadër të iniciativës projektit për ta shndërruar Shqipërisë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këto vendime, u shpreh se shfrytëzimi i kapaciteteve dhe rritja e tyre për prodhimin e energjisë së rinovueshme mbetet prioritet i qeverisë dhe me vendimet që qeveria ka ndërmarrë, projekti për ta shndërruar Shqipërinë një superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme po rritet çdo ditë e më shumë.
23/01/2013