E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton shpronësime për projekte infrastrukturore në Korçë, Shkodër e Skrapar

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve që preken nga realizmi i projekteve infrastrukturore në bashkitë Korçë, Shkodër dhe Skrapar.

Konkretisht në bashkinë Korçë u shpronësuan pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve “Xhejms Belushi”, “Dhori Koti” dhe rrugëve lidhëse, me një vlerë të përgjithshme prej 782 700 lekësh.

Ndërsa në Shkodër bashkia vendosi të kompensojë me një vlerë 326 970 lekësh pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e  rrugë “Pjetrushi”, pranë varrezave të qytetit.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi po ashtu shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të rikualifikimit urban në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë.

Pronarët do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 893 955 lekësh.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›