E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë më 9 shtator

Presidenti Nishani dekreton mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më datën 9 shtator 2013 në orën 18.00.

Dekretimi nga presidenti në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00.

Vendimi i Presidentit të Republikës vjen një ditë pasi Komisioni qëndror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 Qershorit, ku fituese doli koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane me 83 mandate kundrejt Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim me 57 mandate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›