Qeveria mirëpret lirimin e Limajt

Ai këto komente i ka bërë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ekzekutivi i vendit pret pafajësinë si të Limajt dhe Haradinajt në raport me luftën e UÇK-së.
“Ajo çka duhet të them, ne nuk kemi pas dilemë asnjëherë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejtë, ka qenë në përputhje me normën ndërkombëtare dhe po ashtu unë besoj që vendimi për pafajësinë, për rastin Limaj dhe rastin Haradinaj dhe të tjerëve në raport me luftën, i mirëpret qeveria e Kosovës. Ne jemi shumë të bindur që njerëzit tonë, njerëzit e Kosovës u janë përgjigjur drejtësisë dhe unë ua kam thënë prokurorëve dhe po e përsëris për gjithë, qëllimi i prokurorëve nuk është me fituar rastin, por me fituar drejtësia”, ka thënë Kuçi.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën, një lajm i mirë për drejtësinë, për të gjithë në veçanti për njerëzit e familjeve që kanë qenë të atakuar padrejtësisht.
Kuçi ka shprehur besimin që Limaj, shumë shpejt, do t’i bashkohet edhe partisë dhe familjes dhe jetës politike, në mënyrë që të jap kontributin e vet.
I pyetur për mundësin kthimit të Limaj në qeveri, edhe pas fërkimeve me kryeministrin Thaçi, Kuçi ka mohuar të ketë pas fërkime, ndërsa ka shtuar se Limajt nuk i ishte mohuar asnjëherë të jetë pjesë e qeverisë.
“Jo. Absolutisht nuk ka dhe zotëri Limaj ka qenë si rezultat i zhvillimeve tjera pse nuk ka qenë në qeveri dhe jo si rezultat që dikush ja ka mohuar që të jetë në qeveri”, ka deklaruar ai.
Ndërsa në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për kryetarin e komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, Kuçi ka thënë se Kosova është duke dhënë një shembull të mirë që asnjë nga personat publik nuk i ka ikur drejtësisë.
“Ajo çka mund të them që njerëzit në Kosovë duhet t’i besojnë drejtësisë duhet të punojnë në raport me drejtësinë dhe është treguar një shembull i guximshëm dhe i fortë që duhet t’i bindemi vendimeve të drejtësisë. Por një shembull unikat që besoj të keni edhe ju mediat në veçanti. Ata që japin përshtypje për ndikim të politikës në drejtësi është që njerëzit në pushtet bashkëpunojnë më së shumti me drejtësinë dhe i përgjigjen drejtësisë”, ka theksuar zëvendëskryeministri Kuçi. /kosovapress/