Qeveria monument per Azem Hajdarin prane Piramides vendimi

Keshilli i Ministrave mori vendim per ngritjen e monumentit te Heroit te Demokracise dhe Pluralizmit Azem Hajdari ne parkun midis godines se Kryeministrise dhe lumit Lana me
shikim nga bulevardi Deshmoret e Kombit prane nderteses se Parlamentit te ri.
Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi te perballohen nga buxheti i shtetit per vitin 2011 miratuar per Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Me pare ne vitin 2006 qeveria kishte marre nje vendim te tille qe nuk realizua kurre dhe u shfuqizua dje per tia lene vendin vendimit te ri i cili nuk dihet se kur do te behet realitet per shkak se do t ndertohet prane Parlamentit te ri i cili akoma eshte nje projekt.
VENDIMI
V E N D I M
PR
NGRITJEN E MONUMENTIT T HEROIT T DEMOKRACIS DHE PLURALIZMIT AZEM HAJDARI N PARKUN PRAN NDRTESS S PARLAMENTIT T RI TIRAN
Ne mbeshtetje te neneve 95 pika 2 e 100 te Kushtetutes dhe te ligjit nr.10 355 date 2.12.2010 Per buxhetin e vitit 2011 me propozimin e ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Keshilli i Ministrave
V E N D O S I
Ngritjen e monumentit te Heroit te Demokracise dhe Pluralizmit Azem Hajdari ne parkun midis godines se Kryeministrise dhe lumit Lana me shikim nga bulevardi Deshmoret e Kombit prane nderteses se Parlamentit te ri.
Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi te perballohen nga buxheti i shtetit per vitin 2011 miratuar per Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.
Vendimi nr.584 date 23.6.2006 i Keshillit te Ministrave Per ngritjen e monumentit te Heroit te Demokracise Azem Hajdari ne qytetin e Tiranes shfuqizohet.
Ngarkohen Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ministria e Financave dhe Ministria e Puneve Publike dhe Transportit per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren zyrtare.