Qeveria ndan buxhetin sipas dëshirës, e jo sipas prioriteteve

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka kritikuar qeverinë e Kosovës ne ndarjen e buxhetit për vitin 2013. Kjo lëvizje ka thënë se qeveria nuk është duke ndarë buxhetin ashtu siç janë prioritet dhe nevojat, por sipas dëshirave personale. Ata pos tjerash thanë se kjo Qeveri nuk është duke zhvilluar vendin, por vetëm po shpronëson ndërmarrjet publike.
Përfaqësues të VV-së kanë thënë se Qeveria e Kosovës ka lenë anash sektorët bujqësisë dhe tregtisë. Kurse, sipas tyre i është dhëne prioritet Ministrisë së Zhvillimit ekonomik, edhe pse siç thonë ata kjo ministri vetëm emrin e ka të tillë.
“Ministria e Bujqësisë gjatë vitin 2012 e ka pasur buxhetin 21 milionë euro, kurse tani kjo ministri e ka buxhetin vetëm 23 milionë, që i bije që ka pasur ngritje vetëm rreth 2 për qind. Po ashtu edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që duhet te ndihmojë eksportin dhe zhvilloj tregtinë dhe krijoj kusht te mira për biznesin ka ngritje vetëm 100 mije euro në buxhet”, ka thënë Dardan Sejdiu.
Por, ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur edhe me Ministrin e Zhvillimit , pasi ne këtë dikaster, siç ka thënë ai ngritja e buxhet është bërë në mas me të madhe.
“Kjo ministri e ka vetëm emrin MZHE, sepse deri tani nuk ka ndikuar asgjë në zhvillim ekonomik, por vetëm ka bërë shpronësim dhe shitje të aseteve publike”.
Po ashtu, sipas Sejdiut kjo qeveri ka bere ulje të buxhetit edhe ne Ministrisë e Drejtësisë.
“Ketë vit kjo ministri ka 1 milion euro me pak se vitin e kaluar, ani pse qeveria ka thënë se ky vit do te jetë vit i reformimit te sistemit te drejtësisë. Kurse në KGJK janë ndarë vetëm 500 mijë euro me shumë”.
Edhe Besnik Bislimi udhëheqës i komunitete për ekonomi në VV ka thënë se ka në buxhet ka shumë anomali, dhe sipas tij mund të flitet me orë të tera.
“Ka vetëm një rast kur Komisionit Zgjedhor i janë ndarë 8 milionë euro, edhe pse dihet që zgjedhje nuk do te ketë brenda këtij viti, Këto mjete tani janë ne buxhet, dhe nuk janë bartur në ndonjë dikaster tjetër.
Këta dy kanë thënë po ashtu se Qeveria pensionet i ka ndritur vetëm sa për ta blerë një bukë ne ditë.
“Ngritja është bërë vetëm 40 cent në ditë, e kjo i bije se me këto mjete mund të blihet vetëm një bukë”. /Indeksonline/