E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet polici në stacion të policisë në Graçanicë

Një polic i Kosovës i nacionalitetit serb dyshohet se ka bërë vetëvrasje mëngjesin e sotëm.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

“Sot rreth orës 09:00 në zyret e stacionit të Policisë në Graçanisë është dëgjuar një e shtënë me armë, dhe në zyrën e tij është gjetur i shtrirë një polic të cilit i është dhënë ndihma e parë”, tha Beka.

Sipas Bekës, polici është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion në Morgun e Mjekësisë Ligjore ndërkohë që është lajmëruar prokurori dhe rasti është shënuar si vdekje e dyshimtë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›