E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, ndihmë financiare për 4 oficerët Dëshmorë

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mbledhjen jashtë radhe, Këshilli i Ministrave vendosi për dhënien e ndihmës financiare, prej 5 milionë lekësh, për secilën nga familjet e të ndjerëve Fatos Xhani, Kastriot Feskja, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari, ish-punonjës policie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës.

Sipas vendimit të Qeverisë “ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”.

Katër punonjësit e Policisë së Shtetit ranë në krye të detyrës gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Durrësit për arrestimin e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti, i cili hapi zjarr ndaj tyre. Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, 4 oficerët e Policisë së Shtetit u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›