Tirana përmbyetet nga reshjet e shiut

Tirana zhytet sërish në ujë. Mjaftuan rreth 30 minuta rreshje të vrullshme pasditen e martë që kaosi dhe avaritë të mbërthejnë kryeqytetin. Shumë rrugë e zona u përmbytën dhe ujërat u bënë shkak për rëndimin e trafikut deri në orët e vona të natës.
Probleme me përmbytjen ka pasur tek sheshi "Avni Rustemi", tek "Rruga e Elbasanit", në "Komunën e Parisit", rruga "Don Bosko" gjithashtu është bllokuar nga vërshimi i ujërave, ndërsa parkingu tek qendra tregëtare ETC është mbuluar për të dytën herë nga uji. Dhjetra makina kanë mbetur të izoluara në këtë vend, dhe dëmi i tyre është mjaft i konsiderueshëm. Kjo situatë, bëri që Tirana të qendrojë e trazuar deri në orët e vona të natës. Zotëruesit e automjeteve kanë qendruar me orë të tëra pranë parkingut të përmbytur, por edhe pse ka pasur tentativa për ta zbrazur ujin, kjo ka qenë e pamundur për t'u realizuar në pak orë.
Për shkak të rreshjeve të furishme, mbrëmjen e djeshme janë shkaktuar avari në furnizimin me energji elektrike për disa zona të kryeqytetit. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, dritat kanë ikur në zonën e Misto Mames, në Tiranë të Rre, në zonën e ISHP, Parkut të Autobuzave, në Tufinë dhe në Kinostudio.