E Diel, 1 Nëntor 2026

Saimir Strati: Me mirësjellje i kërkoj shtetit ekspozimin e rekordeve, asnjë qindarkë

Rekordmeni shqiptar rrëfen vështirësitë për të arritur në Guinness me veprat e artit

Lëvozhga veze, CD, kunja dhëmbësh, copëra shihesh të qelqta, guralecë lumi, apo edhe gozhdë janë disa prej lëndëve më të veçanta që gjenden në veprat e tij të artit. E për këtë është i veçantë. Saimir Strati ky artist shqiptar më parë në Guinness u regjistrua me mozaikun Mesdhe i punuar prej 300.000 kapakë të shisheve, me mozaikun

Leonardo Da Vinçi të punuar me gozhda, me mozaikun Shpirti i lirë, i punuar nga rrëmojca e ndërkohë që një vit më parë u vlerësua për mozaikun e yllit të muzikës pop Majkëll Xhekson. Në një intervistë dhënë për gazetën artisti tregon se si nisi rruga e tij drejt këtij arti që i dha famë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Ai në këtë intervistë pohon se krijimi që ai bën me mozaikë, ai ka studiuar edhe ato vepra që janë bërë me mijëra vjet më parë. Në këtë rrëfim për gazetën SOT ai tregon se qyteti i tij Vlora i ka falur shumë në krijimtarinë  e tij artistike. Duke treguar pasionin për krijimtarinë që ai ndërton, ai ndalet dhe rrëfen se nuk ka pasur një mbështetje financiare nga strukturat shtetërore. Rekordmeni i Guinness pohon se është vlerësuar moralisht, por ajo financiare ka munguar. Disa kohë më parë në ekspozitën e çelur në galerinë Ibrahim Kodra, u prezantuan disa prej mozaikëve të më të spikatur të kompozuara nga artisti Sajmir Strati, ku nuk munguan edhe dy veprat e mëdha të rekordeve Guinness, Leonardo Da Vinçi i gozhdëve dhe kali me kruajtëset e dhëmbëve. Kjo ekspozitë ishte tepër e veçantë, jo vetëm për atë çka ajo solli, mozaikët e papërsëritshëm, por edhe për faktin që dy rekordet Guinness të artistit nuk ishin ekspozuar asnjëherë si rekorde për publikun. Në ekspozitë të binte në sy edhe legjendari Elvis Presley, mbreti rock-roll, i formësuar në një mozaik me CD. Rekordmeni shqiptar i Guinnes në këtë intervistë dhënë për gazetën SOT tregon për veprat e tij që janë mirëpritur në shumë vende të botës, por në krijimtarinë e tij nga MTRKS i është ofruar vetëm një ambient ku ai kohë më parë hapi dhe ekspozitën, asgjë tjetër. Artisti tregon se ai çdo shpenzim të artit të tij e mbulon vetë. I vlerësuar në shumë vende të botës, ai tregon se ndihet i shpërfillur në vendin tij, Shqipëri. Artisti shqiptar Sajmir Strati për herë të katërt u shënua në librin Guinness të rekordeve, me mozaikun e madh me fytyrën e mbretit të pop muzikës Majkëll Xhekson, të punuar prej 300 mijë furçave artistike. Vepra e Stratit, e cila deri më tani është mozaiku më i madh i punuar nga materiali i këtillë, është në gjatësi prej 10 metrave dhe lartësi prej 2,6 metrave. Certifikata për hyrjen e tij të katërt në Guinness iu dorëzua në solemnitet, organizuar në qendër të Tiranës. Saimir Strati 4 herë ka fituar rekordin botëror Guinness. Anëtar që nga viti 2004 i Shoqatës Britanike për Mozaikun Modern. Dekoruar në nëntor 2008  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin"Ambasador i Kombit". Në vitin 2008 i përzgjedhur nga Komuniteti Europian, në kategorinë Popuj dhe Kulturë, si përfaqësues i Shqipërisë. 2010, nga enciklopedia botërore vlerësohet si një nga katër mozaicistët lider në botë.

-Pas rekordit të fundit, si po i kaloni këto kohë?
Për një artist koha është gjithmonë e mbushur me krijimtari, aq sa ndonjëherë nuk mjafton.

-Tashmë jeni një prej emrave më të njohur shqiptarë, si ndiheni nga kjo?
Të jesh rekordmen botëror për katër vite rresht, sigurisht që të bën të jesh krenar. Por, më i lumtur jam ndjerë kur këtë krenari e kam ndarë me të gjithë shqiptarët.

-Disa herë rekordmen, por si nisi udha juaj drejt Guinness?
Po, çdo rekord ka një histori. Po ju tregoj me pak fjalë historinë e rekordit tim të parë, realizuar me 500 000 gozhdë. Në një emision televiziv transmetoheshin imazhet e "Mona Lizës", vepër e përkryer e gjeniut Leonardo Da Vinci me komentin: Kryevepra e Leonardo Da Vincit riprodhohet deri në masën 94 % nga një kompani elektronike, duke përfshirë edhe frakturat dhe relievet. Ky lajm do të përbënte shtysën time të parë për të krijuar diçka ndryshe, një vepër që nuk mund të riprodhohet. Sigurisht që jam në mbështetje të arritjeve elektronike, por kjo nuk do të thotë që arti të elektronizohet. Personalisht, mendoj se elektronika e ka tharë ndjeshmërinë e artit dhe nuk mund të jetë kurrë një rivale e artistit. Këtu do të niste tentativa për të krijuar një vepër arti dimensionale e vlefshme për një Guinness World Rekord dhe si subjekt të ishte pikërisht Leonardo Da Vinci. Kjo vepër do të shërbente edhe si një homazh për këtë gjeni.

-Kush ju ka shtyrë më shumë në rrugën tuaj drejt këtij arti?
Mendoj se pasioni dhe dinjiteti kanë përbërë pjesën kryesore të suksesit.

-Idetë e tuaj rrokin deri në ekstremet e mjeteve për të bërë art. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Nuk do ti quaja mjete ekstreme materialet me të cilat unë krijoj, përkundrazi ato janë shumë të thjeshta dhe përditshmërish të përdorshme. Gozhdët, kunjat e dhëmbëve, tapat apo penelat etj, nuk janë materiale ekstreme, apo që në pamje të parë të krijojnë emocion. Vendosja e tyre në mënyrë që të krijojnë një imazh për publikun mendoj se krijon emocion, kjo edhe për arsyen se askush nga shikuesit nuk e ka imagjinuar ndonjëherë një ide të tille. Njëkohësisht realizimi i veprave me materiale të tilla dhe dimensione gjigande kërkon një përqendrim dhe talent absolut. Kjo përbën ekstrem. Do të doja tju shpjegoja në këtë pikë se një nga kushtet e rekordeve Guinness është përdorimi i materialeve industriale të pa përpunuar. Kjo do të thotë se, në kohën kur arti është duke u industrializuar, unë me mjete industriale të krijoj art. Kjo njëkohësisht do të vlente edhe për riciklimin e materialeve dhe për ruajtjen e ambientit. Pikërisht edhe për këto arsye krijimet e mia janë vlerësuar kudo në botë.

-Çfarë është më e rëndësishme në krijimtarinë tuaj?
Së pari, sipas meje, një krijim duhet të jetë estetikisht i realizuar. Unë, nëpërmjet krijimeve figurative, kam arritur ti kthej shikuesit disa herë tek një vepër: për estetikën, për materialin dhe për subjektin. Çdo artist duhet të ketë individualitetin e tij krijues. Nuk mendoj se ka shabllone apo skema për të arritur suksesin. Ndjeshmëria, sinqeriteti, pasioni, konseguenca dhe sigurisht talenti të mbajtur në harmoni me respekt, janë për mua më të rëndësishmet. Kjo ndodh edhe në jetë.

-Çfarë ndjesie ju shkakton të transformosh nëpërmjet teknikës një material çfarëdo në një vepër të mirëfilltë arti?
Do të thosha se është një kënaqësi shumë e veçantë. Unë do ta krahasoja me kënaqësinë që do të kishin alkimistët për të transformuar materiale të thjeshta në diçka me vlerë. Ndihem i kënaqur, sepse mendoj se ja kam arritur ëndrrës së alkimistëve.

-Cilat kanë qenë disa nga motivet që ju i keni dhënë jetë veç atyre të rekordeve botërore të Guinness?
Në krijimtarinë time artistike prej 25 vitesh, janë të shumta motivet. Më të preferuarat janë ato të legjendave shqiptare, por edhe muzika dhe elementet lirike. Duke përdorur shumëllojshmëri materialesh në realizimin e veprave të mia, në disa prej krijimeve, herë materiali dikton subjektin ose e kundërta. Në të gjitha rastet unë do të qëndroja larg subjektivizmit. Është e rëndësishme për mua ndjenja dhe më pas teknika. Sigurisht kjo është e vështirë kur krijon një mozaik, sepse nëse kur punon pikturë mund të realizosh një vepër me ndjenje dhe me një frymë, tek mozaiku duhet ta mbash emocionin gjallë për një kohë të gjatë.

-Çfarë është për ty një vepër e ndërtuar në mozaik?
Mozaiku është jeta ime. Shumë e shumë vite më parë, kur shikoja e më pas restauroja mozaikët e lashtë të Apolonisë me krijohej një ndjesi e çuditshme. Teksa i prekja dhe vështroja ato punë të mrekullueshme që ishin krijuar 3000 vjet më parë, pyesja veten :-si është e mundur të jenë realizuar me mjete të thjeshta këto punë mjeshtërore? Që nga ai moment fillova të rikrijoj motivet dhe të studioj teknikën e realizimit të mozaikëve të lashtë. Pas dhjetë v

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›