Qeveria në kundërsulm: Në Shqipëri nuk ka krizë
Shtimi i lajmeve negative mbi
ecurinë e ekonomisë shqiptare
dhe pasojat e krizës fi nanciare
globale në vendin tonë
gjatë javëve të fundit ka bërë që
qeveria të hidhet në kundërsulm
për të folur për të kundërtën.
Por ndërsa ministri i Financave,
Ridvan Bode, flet për "pasoja
të kufi zuara" nga kriza globale,
Kryeministri Sali Berisha dhe
zëvendësministri i Ekonomisë,
Eno Bozdo, akuzojnë median dhe
opozitën si sabotatorë të ekonomisë
kombëtare.
"Prej disa ditësh, eksponentë
të lartë të PS-së dhe opozitës
në tërësi, po tentojnë të fusin
verbalisht ekonominë shqiptare
në krizë. Është një aksion politik
i kalkuluar dhe gjakftohtë, që
synon destabilitetin emocional
të aktorëve të tregut: biznesit,
konsumatorëve", - deklaroi të
enjten zëvendësministri Bozdo.
Ata bërtasin, brohorasin
"rroftë kriza, rroftë FMN se tha
që Shqipëria është vend i varfër",
- deklaroi Kryeministri Berisha.
"Unë nuk mund të mohoj që
në qoftë se Shqipëria do të përfshihet
në vorbullën e krizës nuk
do të ketë pasoja, por mendoj që
Shqipëria është ende larg kësaj
vorbulle", - deklaroi ministri i
Financave, Ridvan Bode.
Sipas tij, në tre nga katër rrugët
e transmetimit të krizës, rreziku
që Shqipëria të dëmtohet, është
i vogël. Bode tha gjithashtu se
Shqipëria nuk e ka vendin në
listën e vendeve me të ardhura të
vogla, që u morën në analizë nga
FMN javën e kaluar. "Ne dolëm
në kohë krize, në janar nga lista
e vendeve të varfra dhe hymë në
listën e vendeve me të ardhura të
mesme", - tha Bode. Në fakt, deklasifi
kimi i Shqipërisë nga grupi
i vendeve në tranzicion u krye
në vitin 2004. Formalisht Banka
Botërore, e cila është përgjegjëse
për këtë klasifi kim, e hoqi Shqipërinë
nga lista në vitin 2006.
Kriza sipas FMN
Kriza në vendet si Shqipëria
do të transmetohet përmes
katër rrugëve kryesore, sipas
vlerësimeve të Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Nga rënia e të
ardhurave nga remitancat, nga
volumi më i vogël i tregtisë së
jashtme, rënia e investimeve të
huaja dhe vështirësimi i aksesit
në kreditim. Për të gjithë këta
tregues, ka fakte statistikore
që kriza ka mbërritur në Shqipëri.
Remitancat u ndaluan në
gjashtëmujorin e dytë të vitit të
kaluar, qeveria ka shumë muaj
që po e rifi nancon me vështirësi
borxhin publik, volumi i tregtisë
së jashtme ra me mbi 10 për
qind në janar, ndërsa investimet
e huaja kanë ndaluar në disa
sektorë të rëndësishëm, si në
industrinë e naftës.
"Qeveria nuk mund të ketë një
plan antikrizë, jo për faj të vet", -
komentoi një bankier i huaj në
Tiranë. Sipas tij, shkaqet e krizës
nuk varen nga qeveria shqiptare
dhe pasojat janë shumë më të
rënda nga sa mund të përballohen
nga qeveria. Remitancat, të
cilat gjatë viteve të shkuara kanë
arritur deri në 1 miliard dollarë,
do të bien me shpejtësi këtë vit,
për shkak se shumë shqiptarë
në Greqi dhe Itali kanë humbur
vendet e punës. Edhe qeveria
pranon se rënia e remitancave
është problemi më i madh për
ekonominë sot.
Opozita dhe organizata të tjera
joqeveritare kanë kapur fl amurin
e populizmit dhe kanë hedhur në
tryezë propozime qartësisht të
palogjikshme, përfshirë kërkesën
për rritje pagash dhe pensionesh
30 për qind, apo ulje të TVSH-së.
Në këtë pikë, debati që duhej
të qe thellësisht teknik, nëse ka
apo jo krizë dhe se çfarë mund
të bëhet, po kthehet në një debat
të rëndomtë politik me akuza
dhe kundërakuza, të cilat në fakt
kanë një të përbashkët: nuk kanë
asnjë lidhje as me krizën, as me
ekonominë.
ecurinë e ekonomisë shqiptare
dhe pasojat e krizës fi nanciare
globale në vendin tonë
gjatë javëve të fundit ka bërë që
qeveria të hidhet në kundërsulm
për të folur për të kundërtën.
Por ndërsa ministri i Financave,
Ridvan Bode, flet për "pasoja
të kufi zuara" nga kriza globale,
Kryeministri Sali Berisha dhe
zëvendësministri i Ekonomisë,
Eno Bozdo, akuzojnë median dhe
opozitën si sabotatorë të ekonomisë
kombëtare.
"Prej disa ditësh, eksponentë
të lartë të PS-së dhe opozitës
në tërësi, po tentojnë të fusin
verbalisht ekonominë shqiptare
në krizë. Është një aksion politik
i kalkuluar dhe gjakftohtë, që
synon destabilitetin emocional
të aktorëve të tregut: biznesit,
konsumatorëve", - deklaroi të
enjten zëvendësministri Bozdo.
Ata bërtasin, brohorasin
"rroftë kriza, rroftë FMN se tha
që Shqipëria është vend i varfër",
- deklaroi Kryeministri Berisha.
"Unë nuk mund të mohoj që
në qoftë se Shqipëria do të përfshihet
në vorbullën e krizës nuk
do të ketë pasoja, por mendoj që
Shqipëria është ende larg kësaj
vorbulle", - deklaroi ministri i
Financave, Ridvan Bode.
Sipas tij, në tre nga katër rrugët
e transmetimit të krizës, rreziku
që Shqipëria të dëmtohet, është
i vogël. Bode tha gjithashtu se
Shqipëria nuk e ka vendin në
listën e vendeve me të ardhura të
vogla, që u morën në analizë nga
FMN javën e kaluar. "Ne dolëm
në kohë krize, në janar nga lista
e vendeve të varfra dhe hymë në
listën e vendeve me të ardhura të
mesme", - tha Bode. Në fakt, deklasifi
kimi i Shqipërisë nga grupi
i vendeve në tranzicion u krye
në vitin 2004. Formalisht Banka
Botërore, e cila është përgjegjëse
për këtë klasifi kim, e hoqi Shqipërinë
nga lista në vitin 2006.
Kriza sipas FMN
Kriza në vendet si Shqipëria
do të transmetohet përmes
katër rrugëve kryesore, sipas
vlerësimeve të Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Nga rënia e të
ardhurave nga remitancat, nga
volumi më i vogël i tregtisë së
jashtme, rënia e investimeve të
huaja dhe vështirësimi i aksesit
në kreditim. Për të gjithë këta
tregues, ka fakte statistikore
që kriza ka mbërritur në Shqipëri.
Remitancat u ndaluan në
gjashtëmujorin e dytë të vitit të
kaluar, qeveria ka shumë muaj
që po e rifi nancon me vështirësi
borxhin publik, volumi i tregtisë
së jashtme ra me mbi 10 për
qind në janar, ndërsa investimet
e huaja kanë ndaluar në disa
sektorë të rëndësishëm, si në
industrinë e naftës.
"Qeveria nuk mund të ketë një
plan antikrizë, jo për faj të vet", -
komentoi një bankier i huaj në
Tiranë. Sipas tij, shkaqet e krizës
nuk varen nga qeveria shqiptare
dhe pasojat janë shumë më të
rënda nga sa mund të përballohen
nga qeveria. Remitancat, të
cilat gjatë viteve të shkuara kanë
arritur deri në 1 miliard dollarë,
do të bien me shpejtësi këtë vit,
për shkak se shumë shqiptarë
në Greqi dhe Itali kanë humbur
vendet e punës. Edhe qeveria
pranon se rënia e remitancave
është problemi më i madh për
ekonominë sot.
Opozita dhe organizata të tjera
joqeveritare kanë kapur fl amurin
e populizmit dhe kanë hedhur në
tryezë propozime qartësisht të
palogjikshme, përfshirë kërkesën
për rritje pagash dhe pensionesh
30 për qind, apo ulje të TVSH-së.
Në këtë pikë, debati që duhej
të qe thellësisht teknik, nëse ka
apo jo krizë dhe se çfarë mund
të bëhet, po kthehet në një debat
të rëndomtë politik me akuza
dhe kundërakuza, të cilat në fakt
kanë një të përbashkët: nuk kanë
asnjë lidhje as me krizën, as me
ekonominë.