Zoti, ata që e besojnë dhe ata që nuk e besojnë
Lajmi i keq është se Zoti nuk ekzis
ton, ndërsa lajmi i mirë është se ai
nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Mbishkrime të tilla u shfaqën së
fundmi në Londër dhe në disa qytete
spanjolle, por në Xhenova të Italisë agjencia
e transportit publik e ndaloi
përhapjen e tyre nëpër syprinat e autobusëve.
Heqja ose vënia e mesazheve të
ndryshme në lidhje me Zotin është pjesë
e pyetjes së gjithëkahershme të njerëzimit:
A ekziston Zoti? Kjo pyetje prej
mijëvjeçarësh ka futur në diskutime,
debate, meditime, fetarët, ateistët,
njerëzit e lerave, filozofët, shkencëtarët
e njerëzit e thjeshtë.
Ku është?
Në lidhje me misterin më të madh të
të gjitha mistereve, atë të prejardhjes së
universit dhe të vetë jetës, dalin
pafundësisht libra e bëhen diskutime të
vazhdueshme. Ka nga ata që shohin
dorën e Zotit në formimin e funksionimin
e galaktivake, e të tjerë e shohin atë më
pranë, te vetja, në formimin e funksionimin
e trupit njerëzor. Ka nga ata që pyesin
vazhdimisht se përse Zoti nuk reagon
ndaj vuajtjeve të banorëve të këtij planeti,
e nga ata që janë në kërkim të vazhdueshëm
të provave të ekzistencës së të
plotfuqishmit, si dhe nga ana që ua
atribuojnë zhvillimet e deritanishme në
Tokë jashtëtokësorëve. Diskutimi dhe
debatet në lidhje me Zotin kanë qenë të
vazhdueshme, por gjithmonë janë rishfaqur
përmes formave të reja. Dikur ekzistenca
e Zotit diskutohej më shumë me
terma filozofikë e fetarë. Sot e njëjta temë
debatohet edhe nga këndvështrimi
antropologjik, kozmologjik, biologjik dhe
nga Kisha Katolike. Kjo është e pashmangshme
që kur në shekullin XIII Tomaso
D‘Aquino formuloi 5 provat mbi
ekzistencën e Zotit jo mbi bazën e fesë,
por mbi bazën e nacionalitetit, të ekzistencës
së hyjnores, humanizmit dhe njohjeve.
Në vitin 2009, provat për ekzistencën
e Zotit duhet të jenë të denja për
kohët moderne, sikundër edhe provat e
atyre që e mohojnë.
Bibla nuk është shkencë
"Sot shkenca ia ka dalë që të shpjegojë
parimin racional në të cilin bazohen universi,
natyra dhe vetë cikli jetësor i njeriut.
"Për të konceptuar një qenie që në
nivelin personal e konsiderojmë Zot,
shpjegon një docent teologjie në Universitetin
San Rafaele të Milanos, nuk
duhet të jesh patjetër një person që nuk
ke të bësh me shkencën. Edhe vetë Albert
Ajnshtajni, i mrekulluar nga ligjet e
universit, mendonte për ekzistencën e
një "Plaku të madh" që qëndron prapa
të gjitha parimeve të fizikës. Ajo çka shkencëtari
i madh refuzonte, ishte Zoti në
versionin e Biblës". Ndërsa për një filozof
italian, "qenia supreme është një interpretim,
një iluzion i krijuar për shkak
të modeleve të posaçme njohëse të njeriut,
i cili kërkon gjithmonë një shkak për
gjithçka që ndodh". Në observatorin astronomik
të Vatikanit, 14 astronomë jezuitë
e kanë kuptuar mirë distancën e
madhe që ndan epokën tonë me periudhën
e errët të persekutimeve e
inkuizicionit, kur ishte gjallë i madhi Galileo
Galilei. Sot shkencëtarët jezuitë
merren me galaktikat, bëjnë studime në
lidhje me sistemet e tjerë diellorë që botohen
në shtypin e specializuar. Ata
thonë se janë në një linjë me zbulimet
aktuale të astronomisë. Sipas njërit prej
tyre, universi ka një kohë prej 14 miliardë
vitesh, Dielli 5 miliardë dhe nuk e
marrin fjalë për fjalë atë që shkruhet në
Bibël, pasi sipas tyre, Bibla është një
tekst teologjik, jo shkencor. Për ta, Teoria
e Big Bang-ut është hipoteza më e
vlefshme mbi origjinën e universit, që
veç të tjerash përputhet shumë mirë
edhe me figurën e Zotit si krijues i
gjithçkaje.
Alienët shpëtimtarë
Ndër provat moderne racionale për
ekzistencën e Zotit është edhe ajo e unicitetit
të inteligjencës njerëzore dhe faktit
që kushtet specifike për jetën në planetin
tonë janë gjithashtu unike. Por këto
konsiderata po shndërrohen me kalimin
e kohës në konsiderata të vjetra. Së fundmi
është llogaritur se në kozmos ekzistojnë
10 miliardë galaktika, secila me
rreth 100 miliardë yje brenda. Shumë nga
këto galaktika kanë planetë brenda tyre,
pra mundësia e ekzistencës së jetës,
përveçse në tokë, është pallogaritshmërisht
e madhe. Shumë i mundur është fakti
i ekzistencës së jetës, madje edhe brenda
universit e galaktikës sonë. Alienët
pra, nuk ka asnjë çudi që të ekzistojnë,
madje këtë e kanë pranuar edhe vetë
shkencëtarët e Vatikanit. Sipas tyre, edhe
në shkrimet e shenjta nuk mungojnë
frazat në të cilat nënkuptohen edhe rezultatet
e zbulimeve të reja shkencore.
Për disa përfaqësues të katolicizmit,
"universi ka fund edhe pse nuk mund të
përjashtohet ekzistenca e universeve
paralele. Kjo do të thotë që përtej Universit
ndodhet vetëm Hiçi dhe se Universi
është gjithçka. Edhe pse brenda tij vihen
re fenomene të çrregullta, si përplasja e
galaktikave e të tjerë, universi vetë karakterizohet
nga një racionalitet shumë i
madh. Ligjet e matshme të tij shpalosin
vetë nacionalitetin e Zotit.
Supremja "Asgjë"
Për një astronome amerikane, Margarita
Hack, gjërat qëndrojnë ndryshe:
ligjet e universit ekzistojnë, por në kozmos
një rol të dorës së parë luan edhe
kaosi. "Nuk mund ta themi me bindje
nëse universi është i fundmë, por as se
nga kemi ardhur dhe cili është fillimi.
Çfarë ekzistonte para Big Bang-ut? Kush,
apo çfarë krijoi kohën dhe hapësirën",
çdo lloj përgjigje do të ishte e pamjaftueshme,
por ajo çka i shkon më afër një
përgjigjeje racionale është "asgjëja", ose
më mirë "boshllëku", boshllëku në pikëpamjen
fizike, ku atomet me ngarkesa
të kundërta eliminohen sa herë që përplasen
me njëri-tjetrin, duke krijuar energji
që më pas krijon atome të tjera në
një kontekst kohë-hapësirë të pafundmë.
Kjo nuk përjashton krijimin e
zonave, si ajo ku ne jetojmë e që e quajmë
univers. Për sa i përket idesë së
multiversit, ajo nuk është e verifikueshme
dhe deri tani qëndron në
fushën e metafizikës. Por nëse do të
ishim dakord me këtë shpjegim, atëherë
pyetja që do të lindte është: Nga vijnë
atomet apo thërrmijat e tjera më të vogla?
Apo përse ndodhi Big Bang? Sipas astronomes,
nëse universi ka një bilanc
energjie globale të barabartë me zero, ai
mund ta ketë zanafillën nga hiçi, pa
dhunuar ligjet e ruajtjes së energjisë. Në
një univers si ai i shfaqur në vëzhgimet
moderne, energjia gravitacionale tërësore
është zero. Ngarkesa elektrike zero
(sepse çdo protoni i korrespondon një
elektron). Veç kësaj, nuk ka energji rotacioni,
nëse kjo do të ndodhte, do të vinim
re ndryshimet në intensitet nga një
drejtim në tjetrin, në rrezatimet e fosileve,
pra nga jehona e universit kur kishte
moshën 400 mijë vjeçare. Ndoshta
këto ide nuk janë shumë bindëse, por
përfaqësojnë përpjekjen e arsyes për të
gjetur një shpjegim natyror që do të na
ndihmonte shmangien në besimin e
ekzistencës së një njësie supreme, një
"babai të madh" që merret me të gjitha
ato që shkenca ende nuk ia ka dalë
mbanë t‘i shpjegojë.
Ngrihu mikrob
Edhe pse, sipas asaj që mbështetet
nga shumë studiozë, shkenca sot është
në gjendje që të japë një shpjegim të
përgjithshëm për atë çka ndodhi vetëm
disa sekonda pas shpërthimit të Big
Bang deri në ditët tona, "detajet" ende
të paqarta nuk janë të një rëndësie që
duhet nënvleftësuar. Në fushën e biologjisë,
kërkimet shkencore nuk kanë
dhënë ende shpjegimet thelbësore në
lidhje me origjinën e jetës. Hipotezat
janë të ndryshme dhe mbi të gjitha është
pranuar versioni i përditësuar i "supës
prehistorike", por mbetet fakt pamundësia
e krijimit qoftë të një qenieje të
thjeshtë njëqelizore, si bakteria, për
shembull, edhe duke u nisur nga elementë
si ADN-ja. Të mendosh se jeta në
planetit tonë është pasojë e rastësisë,
thonë studiuesit që besojnë në Zot, është
si të besosh se një erë e fortë mund të
bëjë bashkë pjesë të ndryshme të një
avioni, të vendosura në një pistë në
mënyrë të tillë që të ndërtojë me
përpikëri avionin. Sipas llogarive, probabiliteti
i krijimit rastësor i një molekule
të vetme proteinike është në raportin 1
në 10.243. Kërkuesit ateistë kundërpërgjigjen
duke thënë se formimit të
qelizës së parë në Tokë i janë dashur një
miliard vjet.
(Vijon në numrin e ardhshëm)