E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika e ndërtuesve, ligji i ri sjell bllokim

Shoqata e Ndërtuesve shprehu dje edhe shqetësimin
se miratimi i një ligji të ri për planifi kimin e
territorit do të krijojë hapësira për vonesa në hartimin
e planeve rregulluese, ndërsa ekziston mundësia që
qeveria të mos respektojë
afatet ligjore që ajo vetë
po miraton në dëm të sektorit
të strehimit në vend.
Shoqata nuk u deklarua
kundër ligjit në vetvete, por
shprehu frikën se periudha
kalimtare për zbatimin e tij
mund të shkaktojë vonesë
disavjeçare në lëshimin e
lejeve të ndërtimit. Ligji i
ri krijon një superstrukturë
nën varësinë e qeverisë, një
zyrë që do të ketë funksione
të gjithanshme në të gjithë
territorin e vendit. Nëse kjo zyrë nuk kryen detyrat e
veta ligjore, gjë që është e zakonshme për institucionet
shtetërore në Shqipëri, atëherë bashkitë dhe komunat
nuk do të mund të hapin dyert për lëshimin e lejeve të
ndërtimit.
Tregu i ndërtimit u bllokua për afro dy vjet në periudhën
2005-2007, si pasojë e mosmarrëveshjes mbi
kompetencat mes qeverisë së djathtë dhe bashkisë
së majtë në Tiranë. Përgjatë të gjithë vitit 2007 nuk u
lëshua pothuajse asnjë leje ndërtimi, gjë që solli rritjen
e çmimeve dhe mungesë oferte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›