Qeveria, ok reduktimit të shpenzimeve të buxhetit
Kancelarja gjermane, Merkel, ka fi tuar mbështetjen e koalicionit të saj dhe të kabinetit qeveritar për programin e masave të shkurtimeve të shpenzimeve buxhetore. Sipas këtij plani, Berlini deri në vitin 2014 pritet që të reduktojë defi citin me 80 miliardë euro. Plani pritet që ta çojë defi citin në masën 3% të Prodhimit Kombëtar Bruto, ndërkohë që një vit më parë bëhet fjalë për një defi cit prej 3.2%. “Gjermania ka një shans shumë të mirë që të japë një shembull edhe për vendet e tjera”, ka deklaruar Merkel. Mes masave të shumta është rënë dakord që të merren në këtë periudhë shtrëngimesh, është edhe ajo e reduktimit të fi nancimit të prindërve, shtimit të taksave për energjinë bërthamore e të tjera. Kabineti vendosi që të shtynte për më vonë edhe rindërtimin e kushtueshëm të Stadtschloss në qendër të kryeqytetit. Megjithatë, shumë ekonomistë, veçanërisht mes tyre edhe nobelisti i ekonomisë, Paul Krugman, kanë qenë shumë kritikë në lidhje me planet e buxhetit gjerman. Sipas tyre, shkurtime të tilla të buxhetit janë gjëja e fundit për të cilat kanë nevojë ekonomitë e brishta të Europës që vijnë nga situata e recesionit.
#