E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria propozon Fullanin për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Share

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, kryeministri Sali Berisha ka prezantuar tre emrat që propozon qeveria për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në krye të emrave është ai i guvernatorit aktual, Ardian Fullani. Propozimi i emrit të tij është shoqëruar me elozhe nga ana e kryeministrit Sali Berisha, që tha se Fullani e ka drejtuar Bankën në momentet e vështira të krizës botërore. Berisha tha se Fullani është një bankier i shquar. Propozime të tjera janë Elisabeta Gjoni, drejtuese e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Petraq Milo, këshilltar pranë Berishës për një kohë. Së shpejti pritet të zgjidhet Guvernatori i ri i Bankës, që propozohet nga presidenti dhe votohet nga Kuvendi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›