Qeveria rishikon buxhetin 09, rrit me 2.4 mld lekë deficitin
Qeveria ka rishikuar buxhetin 2009 dhe pritet t’ia përcjellë draftin për miratim parlamentit të ri. Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë me 2.4 mld lekë deficin buxhetor, duke mos mbajtur parasysh sygjerimin e bërë nga BSH.
TIRANE- Qeveria rishikon buxhetin 2009 duke rritur me 2.4 miliardë lekë deficitin buxhetor. Drafti do ti kalojë për miratim parlamentit të ri. Këshilli i Ministrave ka vendosur që deficiti buxhetor të arrijë nivelin e 74 miliardë lekëve, nga 50 miliard lekë që ishte planifikuar ky tregues nëntorin e vitit të kaluar. Me rishikimin që u ka bërë fondeve publike, qeveria ka ulur të ardhurat buxhetore nga rreth 332 mld lekë të planifikuara fillimisht, në rreth 327 mld lekë. Ndërsa ka rritur shpenzimet nga 382 mld që ishin në 401 mld lekë. Rritja e shpenzimeve do të përballohet nga të ardhurat nga privatizimet, një pjesë e të cilave do të përdoren për investime. Ndërkohë , pjesa tjetër do të përdoret për kompensimin e ish pronarëve dhe ish të përndjekurve politikë. Pak ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani i kërkoi qeverisë të tregonte kujdes me shpenzimet, në kushtet kur të ardhurat kanë pësuar rënie për shkak të krizës globale. Ai theksoi se duhet të merren masa për të mos rritur më tej deficitin buxhetor, i cili përbën një kërcënim për stabilitetin makroekonomik të vendit në një periudhë afatmesme. Por ky sugjerim nuk është mbajtur parasysh nga qeveria.
Ndërkohë në rishikimin e buxhetit bie në sy edhe zëri kontigjencë për paga dhe pensione, i cili është reduktuar me 11 herë. Pra nga 7.7 mld lekë i parashikuar fillimisht, ky fond zbret në 700 milionë lekë. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të shpresojnë në një rritje tjetër të pagave dhe pensioneve në fund të vitit sic kishte premtuar qeveria, por duhet të kënaqen me rritjen që u bë në qershor për efekte elektorale.
(e.n/News24/BalkanWeb)