A/H1N1, Ivanaj: Vaksina edhe në Shqipëri
Vaksina kundër gripit të derrave do të sigurohet edhe për shqiptarët. Këtë garanci e ka dhënë zv.ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj gjatë një interviste për News24. Ivanaj tha se ministria i ka të gjitha fondet për të siguruar vaksinën.
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka fondet e duhura dhe në momentin që vaksina do jetë e disponueshme në tregun botëror ajo do të sigurohet edhe për shqiptarët. Këtë siguri e ka dhënë zv-ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj, i cili ka theksuar gjithashtu se pas blerjes së vaksinës do të ndërmerren dy fushata vaksinmi, ku në qendër të vëmendjes do të jenë grupet me të rrezikuara.
Vaksina e gripit të derrave ende nuk ka një letër për efeket e saj dhe ende nuk është regjistruar në zyrën europiane të regjistrimit të barnave, ndërsa në tetor pritet që të nisë shpërndarja në mbarë botën.
Ivanaj ka theksuar gjithashtu se në tetor do jetë gati edhe laboratori i virologjisë pranë Institut të Shëndetit Publik.
Zv.ministri i Shëndetësisë ka shtuar se deri tani nuk ka të dhëna epidemilogjike që të shtyhet data e fillimit të shkollës dhe se cdo ditë komunikohet me Ministrinë e Arsmit. Sipas Ivanajt do të ketë komunikime të vecanta me nxënësit, mësuesit dhe mjekët e shkollave për masat parandaluese të gripit të derrave.
(e.n/News24/BalkanWeb)