E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit 1% borxhin publik në tre muaj

Borxhi publik, që shqetëson çdo institucion financiar të huaj, por me sa duket jo qeverinë, ka vijuar të rritet edhe në fund të 9-mujorit, stoku i tij arriti 8.1 miliardë dollarë. Një tremujor më parë, borxhi ishte vetëm 8 miliardë dollarë. Të marra në raport me GDP-në, situata duket edhe më shqetësuese, pasi nëse në fund të qershorit borxhi publik ishte 58.85 për qind, në fund të shtatorit ky borxh rezulton 59.8 për qind, pra një rritje me gati 1 për qind në pak muaj. E gjithë kjo vjen në kohën kur Banka Botërore i ka bërë thirrje të vazhdueshme qeverisë që të ulë nivelin, pasi në rast nevoje nuk ka mbetur shumë hapësirë për të manovruar. Por, përkundër këtyre thirrjeve për të zbatuar një rregull fiskal që të ulet borxhi, qeverinë nuk e ka favorizuar aspak situata në vend, ku mjafton të përmendim energjinë. Pak kohë më parë, qeveria u detyrua të rriste në 7 miliardë garancinë e KESH për një kredi për blerje energjie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›