E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit me 3.5% asistencën për të papunët

19/08/2010 Këshilli i Ministrave ndryshon masën e të ardhurave nga papunësia

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme rritjen në masën 3.5 për qind të së ardhurës nga papunësia. Në vendimin, i cili parashikon asistencën e që i jepet të papunëve, përcaktohet se shuma që do të jepet shkon në 6.565 mijë lekë të vjetra. Kjo e ardhur bazë, sipas qeverisë siguron të paktën një nivel jetese minimal, në kuadër të indeksimit të çmimit të konsumit. Bazuar mbi këtë nivel dhe kompensimet që i jepen çdo përfituesi, përftimi mesatar shkon në rreth 8.100 mijë lekë të vjetra në muaj. Vendimi përcakton se efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe shanseve të barabarta, zëri pagesa e papunësisë. Qeveria pretendon se kjo rritje do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale të atyre që janë në proces trajtimi me pagesë papunësie, por edhe atyre që kanë hyrë së fundmi në këtë skemë mbështetjeje. Ndryshimi i bërë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme, vjen pas atij të përcaktuar rreth një vit më parë. Qeveria në mesin e qershorit të vitit 2009, vendosi një rritje të ndjeshme të asistencës për qytetarët që nuk janë në raporte pune, duke e çuar shifrën në 6.340 lekë në muaj si nivel bazë. Para një viti, nga rritja e vendosur, përfituan 93 mije familje shqiptare, sipas kategorive të përcaktuara. Rritja e të ardhurave nga papunësia, ka qenë një ndër prioritetet në programin politik të qeverisë. Ekzekutivit shqiptar përmes rritjeve që ka bërë për asistencën e të papunëve ka mundur që të ardhurat nga papunësia të shkojnë sa gjysma e rrogës minimale të përcaktuar në shkallë vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›