E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria serbe sot diskuton planin e zbatimit të Marrëveshjes

 Sipas disa deklaratave të zyrtarëve serbë në mediet e Beogradit, Qeveria e Serbisë sonte mund të shqyrtojë planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Mediet njoftojnë se për këtë çështje në orën 18 do të mbahet seanca e Qeverisë pas së cilës do të lëshohet komunikatë për media.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në këtë javë kanë arritur në Bruksel pajtueshmëri për planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim Raportesh të 19 prillit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›