E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shet aksionet ne Banken Islamike, fitohen 8 milione USD

Buxheti i shtetit ka perfituar dje 8 milione dollare, nga shitja e 40 per qind te aksioneve ne Banken e Bashkuar te Shqiperise, pjese e Bankes Islamike per Zhvillim, IDB. Marreveshjen per privatizimin e aksioneve e ka nenshkruar ne emer te qeverise dje, Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe perfaqesuesi i Bankes, Azfar Hussain Qarni, drejtor ne IDB. Ministri Bode theksoi se, si pjese e strategjise se qeverise ne privatizimet ne teresi dhe ato strategjike ne vecanti, kjo marreveshje eshte arritje ne kete drejtim duke privatizuar aksionet me nje vlere prej 3 milione dollare, me te larte se ne kohen kur shteti shqiptar ka ofruar kete pjesemarrje ne vitin 2006. "Ne e konsiderojme kete nje privatizim te suksesshem qe konfirmon deklaratat tona se, sistemi bankar dhe ekonomia shqiptare jane ende shume te besueshme ne syte e investitoreve dhe te kompanive te huaja, qe veprojne jo vetem ne ekonomine reale por edhe ne sistemin financiar, konkretisht ne sistemin bankar", tha ministri Bode. Ai falenderoi IDB per bashkepunimin dhe siguroi banken se qeveria shqiptare, do te jete gjithnje nje partner ne mbeshtetje te kesaj kompanie dhe te gjithe kompanive qe veprojne ne sistemin bankar dhe ate financiar. Marreveshja u pershendet edhe nga perfaqesuesi i IDB-se, i cili theksoi se kjo marreveshje eshte pjese e bashkepunimit te vazhduar me qeverine shqiptare. IDB eshte nje banke me qender ne Arabine Saudite dhe operon ne 55 shtete te Evropes, Azise, Afrikes, ka qene 15% aksionere te UBA tani behet 55%. Qeveria shqiptare ka ndermarre vitin qe shkoi dhe do te vijoje edhe kete vit, me shitjen e aksioneve te minorances ne disa ndermarrje private. Pak kohe me pare eshte zyrtarizuar, rreth 14% te aksioneve te AMC duke perfituar nje vlere prej rreth 49 milione eurosh.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›