E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillimi i raporteve SHBA-Rusi"

Derisa pritet takimi i pare mes dy presidenteve, atij amerikan Barack Obama dhe rusit Dmitry Medvedev, te dyja palet kane ide te ndryshme rreth asaj se cfare duhet te presin nga ajo qe administrata Obama e ka quajtur "rifillim" i marredhenieve. Pikepamja ruse eshte se rifillimi i raporteve duhet te nise nga Amerika. "Cdo ceshtje problematike qe kemi trasheguar nga tete vjetet e fundit, administrata Obama po e rishikon, hap qe ne e mirepresim", deklaroi se fundi shefi i diplomacise ruse, Sergei Lavrov. Zyrtaret ruse shpresojne qe rishikimi i problemeve nga ana e administrates amerikane do te coje ne me pak presion per te krijuar nje front te perbashket kunder programeve berthamore te Iranit, por, mbi te gjitha, do te pranohet e ashtuquajtura "zone ruse e ndikimit" mbi nje pjese te vendeve ish-sovjetike dhe te Traktatit te Varshaves. Kjo hapesire nga presidenti rus Medvedev eshte quajtur si "rajon me interes te shtuar".

Nga ana tjeter, shenjat qe vijne nga Uashingtoni sugjerojne se administrata Obama nuk ndan mendimin se ndryshimet ne raportet dypaleshe duhet te vijne vetem nga njera ane. Administrata e re amerikane shpreson ne permiresimin e marredhenieve ne nje mori ceshtjesh, perfshire Iranin, Afganistanin, luften kunder terrorizmit dhe perhapjen e armeve berthamore. Administrata aktuale po tregohet me e gatshme se ajo paraardhese per t'u perfshire ne bisedimet per armatimin, por duhet shtuar se administrata Obama nuk eshte me pak e alarmuar sesa presidenti Bush lidhur me programet berthamore te Iranit dhe nuk e pranon poziten e privilegjuar te Rusise ndaj fqinjeve te saj. Kjo duket dhe ne deklaraten e presidentit Obama pas takimit me shefin e NATO-s ne Shtepine e Bardhe, ku ai tha se vendet qe synojne t'i bashkohen Aleances, duhet te lejohen per nje gje te tille. Mesazhi eshte i qarte - Gjeorgjia e Ukraina, si dhe ish-republikat e tjera sovjetike duhet te jene te lira t'i bashkohen Aleances, nese kjo eshte zgjedhja e tyre. Me fjale te tjera, administrata amerikane beson se mund te zhvilloje marredhenie konstruktive me Rusine pa sakrifikuar interesat e fqinjeve te Rusise. Nese nje rifillim i tille i marredhenieve dypaleshe eshte i pranueshem per Rusine, presidentin Medvedev dhe udheheqesin de facto te Rusise, Vladimir Putinin, kjo mbetet te shihet.

Publikuar dje ne "Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›