Qeveria shperndan fonde OJF-ve mbeshtetese te PD
TIRANE- Pak muaj para zgjedhjeve locale qe do zhvillohen ne maj te 2011-tes qeveria mbeshtet me fonde te konsiderueshme OJF-te qe njihen si mbeshtese te saj. Gazeta Shqiptare zbulon sot ndarjen e fondeve per organizatat joqeveritare qe arrijne shumen deri ne 278 milione leke. Parate jane ndare nga e ashtuquajtura Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile e cila ka bere publike ne internet edhe listen e OJF-ve qe kane perfituar. Pjesa me e madhe e fondeve sipas kesaj agjencie ka shkuar per ato projekte qe sipas saj kane ndihmuar ne uljen e nivelit te korrupsionit ne administraten publike permes perfshirjes se shoqerise civile. Keshilli Rinor Studentor dhe 8 OJF kane perfituar 27.8 milione leke nga shuma prej 126 milione te dhena per 52 organizata. Bie ne sy se shumen me te madhe e ka perfituar organizata Keshilli Rinor Studentor. Kjo shume kap vleren gati 6.8 milione leke per realizimin e projektit infopoint qytetar elektronik per liberalizimin e vizave ne qarqet kryesore te vendit. Shuma e dyte me e madhe akorduar nga buxheti i shtetit eshte per OJF-ne Qendra per edukim dhe pjesemarrje qytetare e cila vleren e 5.29 milione leke per realizimin e projektit Qendra e Keshillimit Qytetar Tirane.E treta ne top listen e perfituesve te parave qeveritare eshte shoqata Rrjeti i studenteve shqiptare ne bote me shumen 3.8 milione leke per projektin Qendra e karrieres per punesimin e te rinjve Tirane. Agjencia per mbeshtetjen e shoqerise civile eshte miratuar me vendim qeverie ne mars te 2009. Referuar ligjit te organizimit dhe funksionimit te kesaj agjencie por dhe deklarimeve te kryeministrit Berisha fondet qe buxheti i shtetit jep per shoqerine civile duhet te konkretizohen ne projekte qe synojne ne thelb mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut si dhe luften kunder korrupsionit por ne rastin ne fjale kjo nuk rezulton e vertete. Nismat civile te ndermarra nga keto OJF jane perdorur se fundmi per protesta me prapavije politike.
NEWS24/BalkanWeb
NEWS24/BalkanWeb